Edi Rama i ofron Shqipërisë klonin
Djegia e flamurit të NATO-s nga turma të nxitura protestuesish të PS-së, të cilët nën pretekst-pallavrën e Edi Ramës për “hapje kutish” kanë zgjedhur të grumbullohen sipas urdhrave që marrin, më tepër se një veprim spontan, është një demnostrim mendësie që e marrin të përçuar nga kreu i PS-së. Dhe kjo mendësi lidhet me asgjë tjetër, veçse dëshirës, tashmë që s’mund të fshihet nga Edi Rama, për mosliberalizimin e vizave për shqiptarët. E artikuluar ndryshe, kjo dëshirë është “kloni” që Edi Rama e ofron për shqiptarët.
Edi Rama, si trashëgimtar e pinjoll i kastës së “bllokmenëve”, bashkë edhe me pinjollët e tjerë të së njëjtës kastë, të mbledhur tashmë nën të njëjtën ombrellë ylberistësh, asnjëherë nuk e ka fshehur armiqësinë ndaj “ndërkombëtarëve”. Kjo fobi e tij, e trashëguar nga të parët e tij, nuk është asgjë më shumë se shprehje e mllefit pse ai, si trashëgimtar i të parëve të tij, ishin mësuar dhe mjaftuar të mbretëronin në një “oaz” që nuk i kapërcente kufijtë e “Bllokut” dhe se jashtë këtyre kufijve, ata kënaqeshin që “populli” që për ata nuk ishte asgjë më shumë se “vulgus” vuanin pasojat e pushtetit të etërve të Edi Kristaq Ramës, Ilir Xhelil Gjonit, Ditmir Sulejman Bushatit, Dashamir Myslym Pezës, Ilir Hamit Beqjas..., etj.., etj.
Dhe kur kufijtë e “bllokut” u shembën, u shembën edhe kufijtë që mbanin të izoluar Shqipërinë...
Kjo sigurisht pati anën e mirë të saj, sepse mijëra shqiptarë, panë dhe kuptuan se përveç “Bllokut”, asnjë pjesë tjetër e Shqipërisë nuk të linte shijen e “një bahçe me lule”. Kjo pati edhe anën e tjetër, sigurisht të keqe, për rudimentet e regjimit dhe pinjollëve të tij, sepse pas shembjes së këtyre kufijve, ata humbën “status quo”-në e mbretërimit, që i kishin njohur vetes përmes përndjekjes verbale, fizike e politike, mbi shtetasit e vetë.
Sigurisht, në gjithë këtë përmbysje “ndërkombëtarët”, patën rolin e vetë, sepse me inkurajimin e eksodit të ambasadave, inkurajuan çarjen e kufijve të “Bllokut”. Këë Edi Rama, nuk ka se si t’ua falë, jo aq për të çuar në vend një amanet të të parëve të tij, apo edhe të Ilir Gjonit, Ditmir Bushatit, Dashamir Pezës, Ilir Beqjas..., etj.., etj, por sepse, duke e parë në një rrafsh më të ngushtë e personal, ai e kuptoi, megjithëse me vonesë, që hapja e dyerve të NATO-s për Shqipërinë, përveç një vlerësimi të reformave të qeverisë, ishte një grusht i rëndë në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, në formën e një argumenti të qeverisë për integrimin e Shqipërisë, përballë alternativës antindërkombëtare të Edi Ramës, si shenjë e kompleksit të mbrujtur prej vitesh, edhe si një detyrim ndaj të parëve të tij, apo edhe të Ilir Gjonit, Ditmir Bushatit, Dashamir Pezës, Ilir Beqjas..., etj.., etj.
Për të mos u larguar nga argumenti anti-NATO i Edi Ramës, mjafton të kujtojmë se si ai protestonte në fillimprillin e vitit 2008, vetëm një ditë pas marrjes së ftesës për anëtarësim në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar ushtarako-politik, se si ai protestonte pas ratifikimit të Marrëveshjes së Pranimit në NATO nga Senati amerikan në fudnvitin 2008, se si ai protestonte pas pranimit të Shqipërisë në NATO, në fillimprillin e vitit 2009, apo edhe se si ai nxitit djegien e flamurit të NATO-s, një ditë më parë, në qendër të Tiranës.
Duke mos i shpëtuar kompleksit, apo fobisë së tij antindërkombëtare, Edi Rama dhe “të vetët” megjithëse bënë ç’mundën, nuk arritën të frenonin hyrjen e Shqipërisë në NATO. Ky dështim, nga ana tjetër i rëndon ende kreut të PS-së, si një paradhënie për dështimin e radhës që e pret pas liberalizmit të vizave për shqiptarët. Në këtë kontekst, i ndërgjegjshëm se këtë proces të pakthyeshëm nuk mund ta ndalë, ai gjithsesi, nuk e ka për gjë, të gënjejë veten dhe “të vetët”, se të paktën mund ta vonojë paksa këtë proces.
Duke e parë veten jo pjesë të meritës, apo edhe të vetëpërjashtuar nga ky proces shumë i rëndësishëm i liberalizimit të vizave, kjo për skak, pa dashur të kalojmë në përsëritje, të fobisë që ai ka ndaj “ndërkombëtarëve”, Edi Rama në kompleksin e klonimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, pretendon se me politikën e ëC-rulotave, të mund të bëhet pjesë e ngadalësimit të këtij procesi të liberalizimit të vizave, me shpresën dhe qëllimin e vetëm tashmë madhor, që të mund të zbehë kontributin e Kryeministirt Sali Berisha në këtë proces.
Nuk duhet shumë për të kuptuar, se Edi Rama nuk ka hallin te kutitë, por te liberalizimi i vizave që si një meritë e qeverisë Berisha do të jenë në zgjedhjet e ardhshme, vendore apo të përgjithshme, një barrikadë që ai s’mund ta rrëzojë me raportet e hartuara e publikuara nëpër OJQ-ërat e Ditmir Bushatërave, apo lajmet e upload-ar, doënload-uar nëpër agjencitë on-line të sajuara nga Mero Bazet.