Berisha, kundër ambasadores britanike Gluver në krye të misionit të vëzhguesve
Kryeministri nuk ia “fal” ambasadores Gluver raportin që denonconte parregullsitë e vitit 1996.
Armand Mero
Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit është vënë në vështirësi. Kurrikulumi i drejtueses së këtij misioni, ambasadores britanike Odrei Gluver, ndonëse i mbushur me një përvojë të pasur shumëvjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve, së fundi edhe ato të zhvilluara vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, ku ajo ishte në krye të misionit të ODIHR-it, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funksionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë, kur ajo nga viti 1994 deri në 1997-n ishte drejtoreshë e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë, e cila është sërish sot në pushtet, ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Gluver. Madje, sipas eksponentëve të shumicës, raporti i atëhershëm i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë, dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare.
Situata
Situata duket se ka hyrë në një ngërç. Në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë. Në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Autoritetet shqiptare shpresojnë në një zgjidhje konsensuale, që me sa duket të përmbajë një tërheqje pa zhurmë të ambasadores Gluver. Në situatën e krijuar është përfshirë edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Në një komunikim telefonik me “Zërin e Amerikës” ai shpjegoi se qeveria e kundërshton shefen e misionit të ODIHR-it për problemet e lindura në 1996-n. Ristani shtoi se interesi është që palët në procesin zgjedhor të kenë besim te procesi dhe kur njëra palë nuk ka besim te arbitri, ky besim mund të cenohet.
Gluver
E pyetur nga “Zëri i Amerikës” pak ditë më parë nëse ishte e shqetësuar për kundërshtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit të saj, ambasadorja Gluver tha se ajo do të bënte punën e saj siç duhet, duke shtuar se 1996-a është një histori që i përket së kaluarës dhe se në këto 13 vite Shqipëria ka ndryshuar shumë. Duket se jo më kot, në konferencën për shtyp të së premtes, në deklaratën e saj kishte një frazë jo të zakontë në raste të tilla. “Kam dëshirë të theksoj se nuk kemi mbërritur këtu me ndonjë paragjykim apo ndonjë axhendë të fshehur. Si gjithnjë do të lëmë që faktet të flasin vetë”, - ka thënë Gluver.
Një frazë që i ngjan më tepër një mesazhi garancie se ngjarjet e 13 viteve të shkuara nuk kanë vend në misionin e saj aktual.
Por, kur po mbushet java që ndodhet në Tiranë, ambasadorja Gluver nuk ka zhvilluar takim prezantues as me ministrin e Jashtëm dhe as me kryeministrin, siç ndodh rëndom, duke qenë se është qeveria ajo që i fton vëzhguesit. Situata shihet si jo e thjeshtë në OSBE, pasi një tërheqje e mundshme e ambasadores do të krijonte një precedent problematik për këtë organizatë, për misionet e ardhshme të vëzhgimit të ODIHR-it, veçanërisht në vendet që ende kanë problem me zgjedhjet e lira e të ndershme.
Marrë nga “Zëri i Amerikës”
12 Maj 2009