Korridori 8, sjell liderët e Ballkanit në Tiranë
Korridori 8 sjell në Tiranë Kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, Presidentin bullgar, Georgi Parvanov dhe Kryeministrin maqedonas, Nikolas Gruevski. Në fillim të dhjetorit, tre ministrat e transporteve të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë do të takohen me ministrin Sokol Olldashi për çështjen e Korridorit Tetë. Italia e konsideron si prioritare ndërtimin e Korridorit Tetë, fakt ky që u konfirmua edhe nga shefi i diplomacisë italiane në Tiranë, Franko Fratini.
Korridori, që lidh portet shqiptare me portet bullgare, do të jetë arsyeja që do të sjell në Tiranë, delegacione të larta nga Italia, Bullgaria dhe Maqedonia. Në fakt, fondet e Bashkimit Evropian janë përqendruar në lidhjet infrastrukturore me Poloninë, Rumaninë dhe Rusinë, por, pavarësisht kësaj, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria nuk janë dorëzuar për t‘i shkuar deri në fund Korridorit Tetë, duke mos shuar shpresat. Korridori Tetë pritet të kthehet në çështjen më të rëndësishme në ditët e para të dhjetorit, ku posaçërisht për këtë çështje do të vijnë në Tiranë, një delegacion i posaçëm zyrtarësh të lartë. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije se Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, Presidenti bullgar, Georgi Parvanov dhe Kryeministri i Maqedonisë, Nikolas Gruevski, do të vijnë në Tiranë për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Lidhja antike me Shqipërinë dhe Bullgarinë pritet të kompletohet me të gjithë komponentët e infrastrukturës moderne. Kohët e fundit, Maqedonia përuroi përfundimin e Unazës së Shkupit, e cila konsiderohet si një hallkë e rëndësishme e Korridorit Evropian 8, pasi lejon lidhjen nga Shqipëria për në Sofje, duke shmangur trafikun nëpër rrugët e kryeqytetit. Maqedonia nga ana tjetër shpreson se zhvillimi i lidhjes lindje-perëndim do ta shpëtojë nga varësia ekonomike e Greqisë dhe Serbisë, si dhe do të hapë rrugë drejt zhvillimit të vendit për tregtinë dhe transportin.
Qeveria "Berisha" e vlerëson si të rëndësishme Unazën e Detit të Zi, Korridorin Tetë dhe rrugët e tjera lidhëse, që pritet të sjellin lëvizjen e të mirave materiale nga rajone të largëta në drejtim të rajonit tonë dhe Evropës. Ardhja e tre ministrave të Transporteve të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë në fillim të muajit dhjetor do të shënojë edhe fillimin e bashkëpunimit në këto pika. Aktualisht, Maqedonia po përfundon së ndërtuari një lidhje interkonjeksioni për energjinë elektrike me Bullgarinë, duke hequr në këtë mënyrë varësinë nga rrjeti i vjetër i ish-Jugosllavisë, që sot është nën kontrollin e Serbisë. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, e cila në një farë mënyre është paralele e Korridorit Tetë, mund të rrisë qarkullimin e mallrave edhe në drejtim të Shkupit. Korridori i Tetë lidh qytetet Varna-Burgas-Plovdiv-Sofje-Shkup-Tiranë-Durrës. Ai përfshin 960 km rrugë, 1270 km të rrjetit hekurudhor, 3 porte të lidhur drejtpërsëdrejti si Durrës, Burgas e Varna dhe të tjerë tangent si Vlora, Bari, Brindisi e Kontanca, disa aeroporte në Sofje, Tiranë e Shkup. Sidoqoftë, që në fillimet e tij Korridori 8 konsiderohej si një "projekt virtual". Në fakt, pjesa më e madhe, pjesa dërrmuese e hekurudhave ishin inekzistente. Gjendja e rrugëve, sidomos në segmentin shqiptar, ishte më tepër se e mjeruar, ndërsa korridoret e tjera ishin në gjendje të mirë e të konsoliduar prej kohësh.