Varrezat greke, Agolli: Shqipëria të bëjë kujdes
Shkrimtari dhe politikani Dritëro Agolli e shikon me syrin kritik marrëveshjen mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për ndërtimin e dy varrezave greke në territorin e Shqipërisë. Si një nga figurat më të njohura të krijimtarisë shqiptare, por edhe të politikës, Agolli i ka bërë paraprijë një alarmi, për të cilin Shqipëria rrezikon të kthehet në një varrezë të madhe. Shkrimtari Agolli u ka kërkuar autoriteteve të larta drejtuese të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por edhe në negociatat e tjera me vendet e huaja për të parandaluar etjen e protagonistëve ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë ndërtimin e varrezave të tjera në Shqipëri.
Varret greke
"Shqipëria të jetë më dorështrënguar me këtë çështje, për të mos hapur oreksin te Serbia", u shpreh Agolli. Sipas tij, toleranca që shteti shqiptar tregoi për ndërtimin e dy varrezave greke në territorin shqiptar, do të nxisë edhe vendet e tjera për të kërkuar ndërtimin e varrezave për ushtarët që kanë luftuar një shekull më parë brenda Shqipërisë. Shkrimtari Agolli pranon faktin se Shqipëria është e destinuar për të bashkëpunuar, për faktin se në territorin e Greqisë janë rreth 1 milion shqiptarë që jetojnë, por thekson edhe faktin se një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë janë edhe në Itali dhe si pasojë diplomacia shqiptare nuk duhet të krijojë varësi ndaj të huajve. "Shqipëria të mos kthehet në një varrezë", u shpreh Agolli. Çështja e varrezave greke ka qenë kryesorja që ka tërhequr vëmendjen e shkrimtarit të madh shqiptar. Marrëveshja dypalëshe shqiptaro-greke për ngritjen e dy varreza në vend që, sipas Agollit, mund të kishin qenë edhe katër, pritet të sjellë reagimin e vendeve të tjera, si Serbia. Por përtej kësaj, ai thotë se Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje si një pakt që përfshin dhe ka në thelb trajtimin e emigrantëve shqiptarë në tokën helene dhe rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, e cila, ndër të tjera, ka nevojë edhe për firmën greke. Shkrimtari kërkoi nga pala shqiptare që të bëjë kujdes me marrëveshjen.
Marrëveshja
Negociatat për ngritjen e varreve të ushtarëve grekë janë sigluar në Tiranë mes diplomacisë greke dhe asaj shqiptare.
Tirana zyrtare ka pranuar ndërtimin e dy varrezave të ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. "Fryma e bashkëpunimit të sinqertë e konstruktiv, si dhe e mirëkuptimit të dyanshëm, bëri të mundur që të marrë zgjidhjen e duhur edhe një çështje e tillë e ndjeshme për të dyja vendet tona, siç është ajo e vendprehjes së ushtarakëve grekë", ka qenë reagimi i shkurtër i Ministrisë sonë të Jashtme në lidhje me këtë vendim. Tirana shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshje do t‘i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike.
Ndarja e Kosovës
"Janë 6 gjilpëra, me disa pika helmi secila"
Agolli, kundër 6 pikave të Ban Ki Mun
Kundërshtari i rreptë i planit të OKB-së prej 6 pikash nuk ka lënë pa dhënë edhe opinionin e tij mbi këtë çështje. Shkrimtari Dritëro Agolli i ka cilësuar pikat e OKB-së, që synojnë ndarjen e Mitrovicës veriore, si "6 gjilpëra që kanë disa pika helmi secila. Ke një gëzim të madh dhe papritur të ndjek fati i keq. Mendoj se këtë gjë nuk do ta pranojë as populli i Kosovës dhe as këtu te ne populli ynë". Sipas Agollit, plani favorizon ndarjen e Kosovës dhe për këtë ai e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Duke folur edhe si kryetar i lëvizjes intelektuale për zgjidhjen e çështjes kombëtare, shkrimtari Agolli u shpreh se plani prej 6 pikash i propozuar nga sekretari i OKB-së Ban Ki Mun për Kosovën është i papranueshëm, sidomos për faktin se ai parashikon ndarjen e saj. Procesi i zbatimit dhe shtrirjes së misionit EULEX në Kosovë nuk duhet të zvarritet, por në të njëjtën kohë duhet të vlerësojë realitetin e pakthyeshëm të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Agolli kërkon që shteti i Kosovës duhet të inkurajohet, duke u bërë pjesë e nismave dhe takimeve rajonale. Autoritetet e Kosovës po përpiqen me të gjithë seriozitetin e duhur dhe angazhimin civil të zbatojnë Kushtetutën e tyre të re, ndërtuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sipas standardeve më të larta të respektit të individit, pavarësisht prejardhjes së tij etnike apo fetare.
E majta
"Vetëm është vështirë të fitojë një forcë politike"
PS-LSI, duhet të bëjnë armëpushim
Shkrimtari Dritëro Agolli tregohet pesimist në fitoren e së majtës, nëse vazhdojnë përplasjet brenda saj. "PD-ja, që është parti e madhe ka parë të arsyeshme që të bashkohet me aleatët e saj, nëse nuk bashkohet, atëherë nuk fitojnë dot", theksoi Agolli, duke shtuar se këtë shembull duhet të ndjekë edhe e majta. Ai e cilëson Partinë Demokratike si kundërshtare të së majtës dhe jo si armike të saj. Sipas tij, opozita e përçarë nuk i fiton dot zgjedhjet e qershorit 2009. Dritëro Agolli, shkrimtari dhe politikani, e komenton në këtë mënyrë situatën që është krijuar prej gati një viti në kampin e majtë, nga ndarja mes Partisë Socialiste dhe LSI-së. Ai e krahason këtë situatë me një luftë bajonetash, e cila, sipas tij, i nxjerr të humbura të dyja këto forca dhe tashmë mes tyre nevojitet armëpushimi. 77-vjeçari Ditëro Agolli, ndonëse nuk është tashmë një pjesë aktive e strukturave të Partisë Socialiste, nuk ka lënë pa përmendur edhe klimën politike brenda së majtës. Sipas tij, kjo frymë që është ndjekur deri tani nga të dyja forcat politike, si nga PS-ja dhe LSI-ja, vetëm e dëmton të majtën. Për t‘i dhënë të majtës pushtetin në 2009-ën, i cili iu rrëmbye Partisë Socialiste më 3 korrik të 2005-ës nga Partia Demokratike, Agolli kërkoi bashkimin e së majtës. "Vetëm është vështirë që të fitojë një forcë politike. Edhe PD-ja u bashkua me aleatët e saj dhe të njëjtin shembull duhet të ndjekë edhe opozita, në emër të fitores së zgjedhjeve të vitit tjetër", shprehet Agolli. Ai paralajmëron se "nëse PS-ja dhe LSI-ja nuk bashkohen për zgjedhjet e ardhshme, asnjëra nga të dyja nuk fiton dot".