Zbardhen dy vrasjet në Kavajë dhe Lushnje, në pranga autori

Një vit pas vjedhjes dhe ekzekutimit të taksistit Urim Begu nga Lushnja dhe vrasjes së Petraq Mihalit në Kavajë, policia e qarkut të Tiranës ka zbardhur autorët e kësaj ngjarje.
Kreu i policisë së Tiranës Saimir Muça ka dhënë detajet e aksionit të policisë për arresimin e 19- vjeçarit Jurgen Kule, nga Libofsha i Fierit , i cili në bashkëpunim me shtetasin E.L i cili ka vdekur para një muaji pasi ka konsumuar një sasi fostoksinë, të identifikuar si autorë të vjedhjes me pasojë vdekjen për 48-vjeçarin Urim Begu dhe vrasjen e Petraq Mihalit , 53 vjeç, me 13 tetor të vitit të shkuar.
Një vit më parë taksisti Urim Begu dhe roja i një karburanti në Kavajë Petraq Mihali u gjetën të vdekur ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Pas një viti punë intesive blutë kanë bërë të mundur arrestimine autorit të kësaj ngjarje, që rezultoi të ishte 19 vjeçari nga Fieri. Në këto kushte policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, vazhdon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të mëtejshme të këtyre ngjarjeve kriminale.