E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT Reforma u hartua nga privatet. MASH te pergjigjet

Universiteti i Tiranës nuk do të ndryshojë  qëndrim ndaj reformës së re të finacimit të universiteteve, deri sa Ministria e Arsimit të bëjë transparente, të gjitha hapat që janë ndjekur për hartimin e saj. Përfaqësuesit e universitetit të  Tiranës thonë se,  pavarsisht se kjo reformë do të zbatohet për publikun, ajo  mendohet të jetë përgatiur nga ekspertë të universiteteve private. Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, ky draft bie në kundërshtim me të gjitha interesat që kanë publikët. Nga ana tjetër reforma aktuale e propozuar prek dhe pagat e  stafeve pedagogjike.

"Smund të bëhet një skemë financimi me ekspertizën e privatëve për universitetet publike. Besoj se është e pakuptueshme dhe deri diku do të ishte një autogol i ministrisë së Arsimit. Por dhe nga buxheti i shtetit mbulohen pagat e pedagogëve dhe momentin që i vetmi zë që mbushtetet nga buxheti i shtetit janë pagat e pedagogëve cdo cënim që mund ti bëhet kësaj mbështetje automatikisht tregon se do të preken pagat e pedagogëve", thotë Ervin Demo, drejtor i  komunikimit me publikun  në UT.

Disa ditë më parë,  ministria e Arsimit prezantoi planin e veprimit të kësaj reforme, e cila sipas kreut të arsimit Myqerem Tafaj nuk prek fondet e dhëna nga buxheti, ndërkohë që studentët do të jenë të favorizuar në marrjen e kredive. Por krahas këtyre propozimeve ka patur dhe rezerva, sic ka qenë qëndrimi i senatit të UT. Dekanët e këtij senati e kanë mbetur në klasë draftin e Ministrisë, duke e cilësuar shumë të dobët dhe që nuk përfaqëson interesat e universiteteve publike.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›