E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsion me pasaporta biometrike, arrestohen

Korçë, 12 mars, NOA Polica e Korçës bënë të ditur se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për dy persona punonjës të zyrës së prodhimit të pasaportave biometrike. Lajmi konfirmohet nga policia e Korçës dhe bëhet e ditur se akuza që rëndon mbi dy personat, Ernest Katundi dhe Jurgen Qiri është korrupsion pasiv.

Sipas policisë ditën e djeshme është bërë kallzimi nga shtetasja I.T, e cila gjatë kallzimit shpjegon se në dt 10.03.2010 ka shkuar për të kryer aplikimin për pasaportë dhe kartë identiteti në zyrën e aplikimit dhe nga punonjësit i është kërkuar një shumë prej 1.500 lekë për të bërë aplikimin.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›