Korrupsioni, 20 aksione kundër “jakave të bardha”
TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, gjatë analizës 6-mujore i konsideroi të suksesshme rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe nga policia.
Sipas tij, tendencat kriminale si vrasjet dhe krimet kundër shëndetit kanë pësuar rënie. Ai pohoi se, është rritur goditja e grupeve kriminale, veçanërisht në drejtim të trafiqeve të drogës, trafikimit të mjeteve motorike dhe klandestinëve. "Janë zbuluar 93 për qind e krimeve kundër personit, dhe më tepër 98 për qind e krimeve kundër shëndetit. Prençi theksoi se, ka një bashkëpunimin të mirë mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Sipas tij, janë goditur 69 grupe kriminale, me 280 anëtarë të arrestuar. Ndër operacionet e kryera, 17 janë në fushën e antidrogës dhe 18 kundër trafiqeve të paligjshme. Sipas kreut të policisë, 20 operacione policore, janë bërë për goditjen e fenomenit të korrupsionit dhe krimit ekonomik e financiar dhe 13 operacione kundër krimeve të rënda. Janë evidentuar 44 vrasje duke u zbuluar 38, të cilat janë rreth 45 për qind më pak se një vit më parë. Në shifrat e renditur pozitivisht, por ndër jo më të mirat, Prençi radhiti edhe uljen e krimeve kundër pronës. Në këtë vit, vetëm dy raste, janë shënuar vjedhje me pasojë vdekjen, nga 4 të tilla që janë regjistruar në 6 muajt e parë të vitit 2007. Në këta muaj, policia ka mundur të evidentojë 56 raste të trafikimit të heroinës, duke arrestuar 82 persona, gati sa një e treta më tepër se viti i kaluar. Prençi sqaroi se, në rastet e kapura të heroinës dhe kokainës, droga ka pasur si destinacion Italinë dhe Greqinë. Pavarësisht rasteve në ulje të evidentuara lidhur me trafikun e drogës, sasia e kapur prej policisë gjatë pjesës së parë të këtij viti ka shënuar ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkaq për mbjelljen e bimës së kanabisit në vend, kreu i policisë vijoi se, ajo do të vazhdojë të goditet si fenomen në të gjithë territorin e vendit. d.b