“Vetëvrasjet, sa dyfishi i vrasjeve”
Vetëvrasjet alarmojnë policinë. Shifra gjithnjë e në rritje e krimeve kundër vetes ka shënuar 6-mujorin e parë të këtij viti një tjetër rekord të frikshëm, duke çuar numrin e vetëvrasjeve në dyfishin e vrasjeve të regjistruara nga policia.
Dashamir Biçaku
Një fakt i tillë konfirmohet prej të dhënave zyrtare të analizës 6-mujore të punës së policisë në të gjithë vendin. Drejtori i Përgjithshëm, Ahmet Prençi, bëri publike dje shifrat e kriminalitetit duke pranuar se fenomeni i vetëvrasjeve përbën shqetësim. Sipas raportit të policisë, në 6-mujorin e parë të vitit 2008, janë evidentuar 73 raste të vetëvrasjes, si dhe 15 tentativa për vetëvrasje, çka përbën më shumë se dyfishin e numrit të vrasjeve të regjistruara nga policia në kategorinë e krimeve kundër jetës dhe personit.
"Për këtë periudhë janë evidentuar 73 raste të vetëvrasjes për shkaqe nga më të ndryshmet", thuhet në raportin e policisë, i cili thekson se, ndërkohë numri i vrasjeve nga janari deri në fund të qershorit 2008, ka qenë vetëm 44 raste. Në raportin e policisë citohet se, ka pasur rreth 15 raste të tentativave të vetëvrasjes, të cilat janë parandaluar për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të familjarëve apo uniformave blu, me dërgimin në spital të personave të dëmtuar. Shifrat e policisë për vetëvrasjet konsiderohen alarmante nëse krahasohen me numrin e krimeve kundër personit. Sipas policisë, rastet e vetëvrasjeve mbeten sërish në format klasike që karakterizojnë vendin tonë, nëpërmjet përdorimit të helmeve, armëve të zjarrit apo hedhjes nga lartësitë dhe vetëvarjet. Policia thekson se, më të rralla kanë qenë rastet e përdorimit të armëve të ftohta në aktet e vetëvrasjeve. Sa i përket shkaqeve të vetëvrasjeve, policia thotë se ato janë nga më të ndryshmet, konflikte në familje, problemet ekonomike, mungesa e punës dhe arsimimit, droga, alkooli etj. Megjithëse në raport me numrin e vrasjeve, rastet e vetëvrasjeve cilësohen shqetësuese, në krahasim me vitet e shkuara policia pretendon se ky fenomen gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka shfaqur një tendencë ulje.
Dhuna në familje
Policia ka renditur si një nga shkaqet kryesore të vetëvrasjeve, ushtrimin e dhunës në familje. Për këtë veprim, që konsiderohet vepër penale, janë proceduar edhe personat e denoncuar në polici për ushtrim dhune, apo për shkaktim të vetëvrasjes. Policia ka evidentuar shtatë raste të tilla vrasje në familje dhe 6 plagosje të rënda. Sipas shifrave të policisë, nga kjo veprimtari e dënueshme janë dëmtuar gjithsej 258 persona me rreth 100 të arrestuar. Sipas kryepolicit Prençi, krimi në familje duket se ka një rënie, duke vëzhguar vitet e shkuara, ndonëse duhet bërë shumë më tepër nga strukturat e policisë. Prençi tha se, prej fillimit të këtij viti, policia ka përgatitur dhe ndjekur praktikat për më tepër se 70 raste, për mbrojtjen e personave nga dhuna në familje. "Jemi përqendruar në ndërgjegjësimin e të gjithë faktorëve të interesit për parandalimin e dhunës e deri tek marrja e masave parandaluese e shtrënguese nga strukturat e policisë", shtoi Prençi në deklaratën e tij. Në 95 për qind të rasteve, të dhunuarit kanë qenë kryesisht bashkëshortet, vajzat dhe nënat. Në vetëm pak raste sipas të dhënave të policisë, të dhunuarit kanë qenë bashkëshortët. Mbi 50 për qind e rasteve të denoncuara i përkasin Tiranës, ndërsa në rrethe duket se konsiderohet ende tabu denoncimi prej të dëmtuarve i dhunës së ushtruar në familje.
Tiranë, hidhet nga kati i gjashtë i sëmuri
TIRANE - Një person që mjekohej prej 18 vitesh me antidepresiv, është vetëvrarë mëngjesin e djeshëm rreth orës 03:00, në kohën që të afërmit e tij kanë qenë në gjumë. Bilal Brahimllari, 47 vjeç, banues në rrugën "Komuna e Parisit", në Tiranë, ka mbetur i vdekur dje në mëngjes, pasi është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Zhurma e shkaktuar nga vetëvrasja në mënyrë dinake fshehtas familjes, ka alarmuar banorët e lagjes, të cilët kanë vënë re se fqinji i tyre ishte hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij në katin e pestë të pallatit ku banonte. Disa persona i janë afruar atij për t'i dhënë ndihmën e shpejtë, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ai kishte ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke hetuar rrethanat dhe motivet e mundshme të vetëvrasjes. Nga këqyrja e parë e ekspertëve dhe deklarimet e marra ata kanë mësuar se, kishin të bënin me një rast klasik të vetëvrasjes nëpërmjet hedhjes nga lartësia. Sipas hetuesve, 47-vjeçari nga Fieri me banim në kryeqytet, ishte siguruar se të gjithë të afërmit e tij ishin në gjumë dhe kishte dalë në ballkon. Më pas ai është hedhur që aty duke mbetur i vdekur në vend. Nga deklarimet e marra nga policia të afërmve të viktimës ata kanë mësuar se, Bilal Brahimllari, vuante nga shqetësime depresive. Sipas të afërmve, ai prej më tepër se 18 vitesh merrte kura kundër shqetësimeve të tilla. d.b
Fier, varet në pemë 50-vjeçari pas divorcit
FIER - Vetëvaret një 50-vjeçar nga qyteti i Fierit. Paraditen e sotme shtetasi, Baftjar Gjordeshi, është gjetur nga banorët e lagjes i varur pas oborrit të shtëpisë së tij në lagjen "Sheq i Madh" të Fierit. Sipas policisë, 50-vjeçari banonte i vetëm në shtëpi, pasi para pak kohësh ishte ndarë nga e shoqja. Babai i dy fëmijëve, Gjordeshi që pas ndarjes me bashkëshorten kishte probleme depresioni, çka mendohet se e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap fatal për jetën. Sipas banorëve të kësaj lagjeje dhe fqinjëve, 50-vjeçari kishte më shumë se dy javë që nuk dilte nga shtëpia. Në të njëjtën kohë fqinjë të viktimës tregojnë se, ai kishte shfaqur shenja dhune ndaj fëmijëve të lagjes, gjë që i kishte detyruar banorët të izolonin vogëlushët duke mos i lejuar të afroheshin pranë shtëpisë. Nga ana tjetër të afërm të familjes shprehen se, i vetëvaruri vuante nga një shqetësim i përhershëm nervor, gjë që e ka detyruar edhe bashkëshorten e tij të largohet nga shtëpia. Sapo është vënë re që trupi i Gjordeshit ndodhej i varur në degën e një peme pas oborrit të shtëpisë, janë lajmëruar edhe bluzat e bardha dhe uniformat blu të komisariatit të Fierit. Hetuesit e policisë së Fierit kanë nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat që e kanë çuar viktimën të ndërmarrë këtë akt fatal.