Ndryshon ligji, dënohen ata që vjedhin energjinë
Për konsumatorët që vjedhin energjinë elektrike nuk do të ketë më gjoba, por një dënim edhe më të rëndë.
Fabiola Çela
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Sait Dollapi, u shpreh dje se, ligji "Për energjinë elektrike" po pëson ndryshime. "I kemi propozuar qeverisë që çdo ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike nga çdo konsumator të mos quhet më si kundërvajtje, dënimi për të cilin është një gjobë, por shkelësi i ligjit të përballet me dënimin me burg", ka theksuar drejtori i OSSH-së. Por nuk mjafton me kaq. OSSH-ja i ka propozuar qeverisë që në këtë ligj të përfshihet edhe ndëshkimi për të gjithë ata punonjës të kësaj kompanie, të cilët ndihmojnë konsumatorët të vjedhin energjinë elektrike. "Ndaj punonjësve, që bëhen bashkëpunëtorë në vjedhjen e energjisë, nuk do të ketë vetëm masë administrative me largim nga puna, por masa do të jetë ndjekje penale sipas të gjitha procedurave ligjore", ka vijuar ai. Këto masa po merren në një kohë kur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është në prag të privatizimit dhe drejtuesit e kësaj kompanie duhet të përmirësojnë dy treguesit e saj, që janë humbjet dhe arkëtimet.
Treguesit
Kreu i OSSH-së, Dollapi, ka bërë dje analizën e 3-mujorit të dytë të vitit ose më saktë të periudhës kohore kur ky operator nisi të operonte si një kompani e ndarë nga KESH-i. "Gjatë këtij tremujori është konstatuar një përmirësim i ndjeshëm i punës së të gjitha strukturave dhe një përmirësim i ndjeshëm i treguesve të arkëtim-humbjeve, qoftë për arkëtimet për bizneset, qoftë për arkëtimet për familjarët, apo për arkëtimin në total. Vërehet gjithashtu edhe një përmirësim i ndjeshëm i treguesve të humbjeve", ka shtuar ai. Konkretisht, treguesi i humbjeve për muajin qershor ka qenë 29.5 për qind. Edhe arkëtimet e konsumatorëve familjarë janë rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave zyrtare, në qershor niveli i tyre arriti në 85 për qind. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me konsumatorët privatë, në të cilin niveli i arkëtimeve për muajin qershor arriti në 98 për qind.
Matësit
Deri në fund të vitit të gjithë konsumatorët do të jetë të pajisur me matëse elektrike. Në këtë mënyrë pritet t'i jepet fund një herë e mirë problemit të faturimit afrofe, e cila është kthyer në një gangrenë të vërtetë, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk arkëtohen.
"Problemin e instalimit të matësve ne e ndjekim me grafik ditor. Mund t'ju them se janë rreth 80 mijë abonentë të papajisur me matës. Deri tani, tek abonentët familjarë janë vendosur rreth 40 mijë matës, tek abonentët privatë janë vendosur mbi 5 mijë matës dhe tek subjektet që klasifikohen me konsum të lartë janë vendosur 1.400 panele matjeje", ka shpjeguar dje Dollapi. Sipas tij, në total janë vendosur rreth 70 % e aparaturave të të gjithë sistemit të matjes. "Ne besojmë se deri në fund të vitit edhe kjo çështje do të konsiderohet e mbyllur dhe të gjithë abonentët do të pajisen me matësa", është ai. Në fakt vendosja e matësve duhet të kishte përfunduar që vitin e kaluar, por pasi tenderi për blerjen e matësve dështoi, KESH i kërkoi Entit Rregullator të Energjisë që të shtynte afatin e vendosjes së matësve. Një kërkesë e tillë u miratua dhe afati i fundit i vendosjes së matësve është dhjetori i këtij viti.
OSSH-ja në prag privatizimi
Procesi i privatizimit të OSSH-së pritet të përfundojë në muajin shtator. Aktualisht, drejtuesit e OSSH-së kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur në lidhje me financat e kësaj kompanie. Në këtë mënyrë katër kompanitë, që janë të interesuara për blerjen e OSSH-së e kanë në dispozicion dokumentacionin e plotë të saj. Procesi i privatizimit të OSSH-së është cilësuar si një ndër më të vështirët.
29.5 per qind
është treguesi i humbjeve të energjisë për muajin qershor. Në krahasim me muajt e mëparshëm, niveli i humbjeve të energjisë ka pësuar ulje
85 per qind
është niveli i arkëtimeve për konsumatorët familjarë. Ndërsa për abonentët privatë, pra bizneset, niveli i arkëtimeve është 98 për qind për muajin qershor
80 mije
abonentë janë të papasur me matës. Tek abonentët familjarë janë vendosur rreth 40 mijë matës, tek abonentët privatë janë vendosur mbi 5 mijë matës