E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashari, KQZ: U ndërruan komisionerët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar dje se, partitë politike, që marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e komunës së Kasharit, kanë ndërruar rreth 40 % të komisionerëve të tyre. 

Në një prononcim për mediat zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, tha se, ndërrimi i komisionerëve në minutat e fundit, megjithëse e lejuar ligjërisht, pengon ecurinë e procesit, pasi komisionerët e rinj nuk janë të trajnuar. "Në orët e para të ditës së sotme subjektet politike që marrin pjesë në këto zgjedhje kanë ndryshuar rreth 40 % të komisionerëve të qendrave të votimit. Është e drejtë e tyre e ligjshme të ndryshojnë komisionerët, por problemi shtrohet te trajnimi i tyre. Deri në mesditë partitë politike kanë sjellë komisionerët e rinj, por ka një neglizhencë nga ana e subjekteve për t'i çuar emrat e rinj për t'u trajnuar", deklaroi Olli. Për postin e kryetarit të kësaj komune, shumë afër me kufirin e verdhë të kryeqytetit shqiptar, kandidojnë Besnik Fuçia i PD-së, Sinan Egra i PS-së, Alfred Bakalli, përfaqësues i LSI-së, PDS-së dhe PAD-së, si dhe kandidati i pavarur, Rustem Murati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›