E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariu vetevritet me ciften personale

Korce Pakujdesia

Nje 38-vjecar eshte gjetur i vetevrare ne pyjet e fshatit Lubonje te Korces. Policia eshte sinjalizuar ne oren 23.45 per nje person te qelluar me arme qe eshte gjetur i vdekur. Saimir Xhixho nga fshati Lubonje kishte shkuar me bagetite ne mal per kullota por nuk ishte kthyer ne shtepi. Ne oret e vona te mbremjes familjaret jane alarmuar pasi bagetite jane kthyer ne fshat nderkohe qe 38-vjecari nuk gjendej. Ka qene vellai i viktimes qe ka gjetur trupin e pajete dhe ka sinjalizuar Policine e Korces. Fillimisht policia hodhi dyshimet per nje vrasje me pistolete por nga hetimet dhe ekspertiza e kryer ka rezultuar se ai eshte veteqelluar me nje cifte. Prane tij eshte gjetur edhe arma qe sipas te dhenave ka qene ne pronesi te tij. Bariu kishte marre edhe armen me vete ne mal dhe sipas policise mendohet qe vdekja ka qene aksidentale. Pas nisjes se hetimeve policia tha se ngjarja eshte vetevrasje aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›