Grabitet me arme kazinoja te Don Bosko
Rikthehen grabitjet me arme ne Tirane duke goditur nje qender lojerash fati. Grabitja ka ndodhur te rruga Don Bosko sapo punonjesit kishin hapur qendren. Burimet policore te kryeqytetit thane ne lidhje me kete rast se rreth ores 08.00 te mengjesit jane njoftuar se nje person kishte hyre ne nje kazino dhe kishte marre parate e arkes. Sipas te dhenave ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe me pas ato te seksionit te vjedhjeve me dhune dhe arme. Nga kontakti me punonjesit e kazinose eshte mesuar se i riu kishte hyre brenda me nje skafander motori ne koke dhe nen kercenimin e armes u ka marre 800 mije leke. Ata kane treguar se me pas ai eshte larguar me shpejtesi dhe mendohet se jashte e priste nje tjeter person me motor. Policia ka nisur punen per identifikimin dhe kapjen e autoreve te kesaj ngjarje nderkohe qe nga hetimet mesohet se ata jane kapur edhe nga kamerat e sigurise.