Korrupsioni, Gjykata e Lartë liron ish-oficerin Dali Hakorja
• TIRANE - Gjykata e Lartë liroi dje nga burgu ish-oficerin e policisë së Tiranës, Dali Hakorja, i arrestuar rreth dy muaj më parë gjatë operacionit antikorrupsion "Furtuna".
Ky operacion i organizuar nga Sektori i Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës dhe shërbimet e policisë, është konsideruar si goditje e fenomenit të korrupsionit në Hipoteka. Sipas Prokurorisë, dosja penale për këtë rast përmbante prova të forta, ndërsa është i paqartë argumenti që përdori Gjykata e Lartë për lirimin e ish-oficerit. Bashkë me Dali Hakoren, aksioni "Furtuna" prangosi edhe pesë persona të tjerë, tre prej të cilëve specialistë dhe zyrtarë të Hipotekës së Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se ish-oficeri i policisë së Tiranës, falë vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë, është liruar nga akuzat e ngritura më parë ndaj tij për "falsifikim dokumentesh", "falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave" dhe "ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personit që ushtron funksion publik". Sipas policisë, 52-vjeçari Dali Hakorja u arrestua më 26 shkurt të këtij viti së bashku me tre specialistë të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Artan Mehmeti, 41 vjeç, Ramiz Hykaj, 42 vjeç dhe Enton Babameto, 33 vjeç, si dhe Veiz Senko, 55 vjeç e Halil Hima, 47 vjeç, ranë në pranga pasi kishin regjistruar në emër të ish-oficerit Hakorja 13 mijë metra tokë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.