Korrupsioni; Nën hetim kryekomunarja e Ndroqit, Fatime Goga
Ka qenë e bindur se në komunën e saj nuk kishte vend për abuzime pronash apo gjëra të këtij lloji, por duket se këtë herë nuk ka qenë në gjendje t’i japë përgjigje mungesës së procedurave të regjistrimit dhe kërkesë-ankesave të banorëve të kësaj komune, të cilët kërkonin konfirmime mbi pronësinë e tokave.
Fatime Goga, 51 vjeçe, lindur e banuese në Ndroq, Tiranë, me detyrë kryetare e komunës Ndroq, si dhe Irena Trimi, 25 vjeçe, lindur dhe banuese Ndroq, me detyrë shefe personeli dhe sekretare në komunën Ndroq, janë vënë nën hetim nga seksioni Kundër Korrupsionit, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht pasditen e djeshme nga policia e Tiranës, sipas së cilës, nga hetimet e deritanishme, rezultoi se këto shtetase në bashkëpunim me njëra-tjetrën, duke qenë në këto detyra, dyshohet se nuk kryenin procedurat e regjistrimit dhe kërkesë-ankesat e banorëve të kësaj komune, të cilët kërkonin konfirmime mbi pronësinë e tokave. Materialet në ngarkim të shtetaseve të sipërcituara i kaluan prokurorisë së Tiranës, në hetim të lirë, për veprime dhe hetime të mëtejshme.