E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banda e Lushnjes”; Nuk paraqiten 10 dëshmitarë, dy të tjerët nuk deponojnë për mungesë avokatësh

Procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të së ashtuquajturës “Banda e Lushnjes” ka vijuar dje sërish me pyetje dëshmitarësh, nga të cilët ishin thirrur nga togat e zeza 12 dhe janë paraqitur vetëm 2 dëshmitarë. Ata janë thirrur si dëshmitarë për të dëshmuar mbi ngjarje të ndodhura në Lushnje gjatë vitit 1997 e në vijim para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërkohë që 10 prej tyre nuk e kanë parë të arsyeshme të paraqiten, ndërsa dy të tjerët nuk patën mundësi deponimi për mungesë të avokatëve. Procesi gjyqësor ndaj pjesës së dytë të “Bandës së Lushnjes” me 7 të pandehurit Arben Boriçi, Rexhep Gina, Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Agur Musaka, Arjan Aliçko dhe Erjon Ciçin u shty, i motivuar nga mungesa e mbrojtjes. Gjyqtarja Marsela Balili vendosi t'i kërkojë policisë së Lushnjes të rikonfirmojë kërkesat drejtuar dëshmitarëve të tjerë. Në seancën e mëparshme u morën dëshmitë e disa personave mbi vrasjen e Xhevdet Demirit, ngjarje për të cilën vetëm dy persona të mbrojtur nga drejtësia shqiptare pohojnë t'i kenë parë njerëzit që e ekzekutuan biznesmenin. Ndërsa pjesa tjetër i tha gjykatës se nuk i njihnin të pandehurit dhe nuk kishin dijeni për vrasjen e Demirit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›