Mashtrimi me kredi; Pretenca, 11.6 vjet burg për shtatë të pandehurit
U arrestuan tetë persona për mashtrim me kredi, ndërkohë që për njërin prej tyre, Shaqir Saliun, është veçuar dosja. Akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime të kundërligjshme për pajisje të personave të ndryshëm në disa qytete të vendit me kredi bankare pranë një banke të nivelit të dytë, në shumën totale 80 milionë lekë të vjetra
Mashtruan bankën duke i marrë 80 milionë lekë, prokurori jep verdiktin përfundimtar për dënimin e tyre, për akuzën e mashtrimit me kreditë dhe korrupsionin pasiv të kryer në sektorin privat. Bëhet fjalë për shtatë të arrestuarit e operacionit “Kredia e keqe”. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumentacionin e nevojshëm për t’i “mbushur” mendjen bankës se lekët do t’i kthehen dhe për çdo kredi kanë përfituar një përqindje të konsiderueshme. Kjo ka qenë skema që kanë ndjekur në dhjetëra raste tetë të arrestuarit, një prej të cilëve gjykohet i ndarë nga pjesa tjetër, mes tyre dhe një agjent i kredisë. Në përfundim të parashtrimit të fakteve dhe rrethanave në të cilat janë kryer, prokurori i çështjes kërkoi 11 vjet e 6 muaj burg për të pandehurit, konkretisht 6 muaj burg për Arben Beqirin, 18 muaj burg për Astrit Gracenin, 18 vjet burg për Blendi Sharrën, 18 muaj burg për Luan Gjikën, 18 muaj burg për Mahmut Barziun, 18 muaj burg për Selman Miçin dhe 2 vjet burg e 400 mijë lekë të reja për Taip Çelaj. Të arrestuarit për mashtrim me kreditë u zbuluan në kryeqytet më 30 janar të këtij viti. Policia e Tiranës zbuloi për herë të parë një skemë mashtrimi dhe falsifikimi në kreditë. Tetë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të kundërligjshme për pajisje të personave të ndryshëm në disa qytete të vendit me kredi bankare pranë një banke të nivelit të dytë, në shumën totale 80 milionë lekë të vjetra. Sipas burimeve nga policia, mësohet se këto kredi janë nxjerrë nga të dyshuarit duke bashkëpunuar me oficerin e kredisë, Taip Çelaj, duke përdorur dokumente me të dhëna të rreme dhe në këmbim të nxjerrjes së kredive, personave kredimarrës dhe dorëzanës të kredive u siguronin viza për jashtë shtetit dhe i ndihmonin për kalimin e kufirit shtetëror në mënyrë të kundërligjshme.