Ky është atentati i tretë ndaj të ndjerit Azem Hajdari
E para ndodhi me 12 shtator 1998 prane selise se PD-se ne Tirane. Dikush kishte paguar 150 mije dollare të thata për këtë vrasje...
Dikush deklaroi dy dite përpara se "një personalitet i fuqishem i PD-se do të vritet brenda dy ditesh", duke e bere keshtu kroniken e kesaj vrasje të parapaguar dhe të paralajmeruar...
Vrasja e dyte e heroit dhe liderit të demokracise shqiptare, Azem Hajdari, ndodhi dy dite mbas të pares me 14 shtator 1998.... Turmat e harbuara dhe falangat e murrme përdoren arkivolin e heroit, siç përdornin jeniçeret turq topuzet kunder kalave shqiptare, për të shqyer dyert e Kryeministrise se Shqiperise, pra dyert e shtetit shqiptar të zgjedhur ne menyre demokratike!
Vrasja e trete e liderit dhe heroit të demorkacise Azem Hajdari ndodhi dje. "Skuadronet e vdekjes" qëlluan ish-bodigardin e tij Marjan Gryka, kryetar i Shoqates Mbarekombetare "Azem Hajdari" ne mes të Shkodres. Ka shume me teper të interesuar për vdekjen se sa për jeten e tij... Edhe ai di shume me teper se sa duhet të dije jo vetem për këtë vrasje....!?
Kujtese për Prokurorine e përgjithshme dhe Ministrine e Brendshme: siguroni deshmitarin Marjan Gryka me roje të dubluar 24 ore ne 24 ore që të mos ndodhë si me Z. Kosta Trebicka, ndjese paste!
Kujtese Ministrise se Shendetesise: mjeket e Grykes të mos harrojne betimin e Hipokratit....
Qysh prej tij janë nderruar dhjetera mijera qeveri ne bote, por ai betim mbetet i fresket sikur të ishte bere sot!
Kujtese për të gjithe: vigjilence dhe guxim qytetar!