E Diel, 1 Nëntor 2026

Sepse, inteligjenca e aftesia kane rene shumë poshtë

Çdo gje varet nga pika e nisjes. Inteligjencen e aftesine e shqiptarit do ta ndaja ne disa kategori.

- Arsimi i personit. - Plani e ideja. - Buxheti. - Vendi ku ndodhet.

Shume shqiptare të arsimuar ne vend apo jashte kane dhene kontribute të medha për shoqerine ku kane jetuar. Kjo ane pozitive tregon vullnetin e mire dhe pjekurine e individit për të zbuluar gjithçka që e rrethon.

Kalimi i një pjese të mire të jetes duke studiuar i ka dhene mundesine shume personave të kene një plan për të ardhmen. Ideja lind dhe ajo është e çastit ne disa momente.

Por ky plan apo kjo ide, që të vihet ne jete, do të kerkoje një buxhet. Pikerisht ketu ndahen gjerat e inteligjences e aftesise shqiptare. Mungesa e financimeve për një individ apo grup individesh ka bere dhe po ben që një pjese e mire të largohen për të gjetur rruge e menyra të tjera për t’i realizuar.

Ne këtë moment është zgjuarsia e aftesia e një vendi tjeter mikprites, që i jep mundesi ketyre individeve të behen të njohur ne mbare boten.

Siç e theksova, vendi ku ndodhen keta përsona ndikon shume. Eshtë për të ardhur keq se si ne një vend të vogel si vendi yne, zhvillimi është aq i ngadalte saqe të jep përshtypjen se i vdekuri “ecen” dhe “mendon” me shpejt se të gjallet. Totalisht një çorganizim i organizuar, përse? - Sepse, inteligjenca e aftesia kane rene përtoke dhe kane arritur livelin me të ulet ne historine e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›