Gjysma e Shqipërisë në errësirë
Një defekt i rëndë në hidrocentralin e Vaut të Dejës ka lënë pa energji elektrike të gjithë Shqipërinë Veri-Perëndimore. Mbrëmjen e djeshme, një avari në njërin nga hidrocentralet e ngritura mbi Drin ka detyruar drejtuesit e tij të mbyllin turbinat. Kjo situatë ka çuar në stakimin e energjisë për të gjithë banorët e rajonit të Shkodrës, Lezhës, Malësisë së Madhe, si dhe të Pukës.
Pas këtij defekti të rëndë dhe një orë e gjysëm pune intensive për riparimin e tij është mundësuar furnizimi me energji elektrike, fillimisht i rajonit të Shkodrës. Aktualisht, gjendja e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin është problematike. Sipas OSHS-së këto ndërprerje nuk janë të planifikuara, por vijnë në disa rajone si pasojë e defekteve dhe në të tjera prej investimeve që po kryhen në nënstacione dhe që pritet të përfundojnë në muajin dhjetor.
Shkodër, të bllokuara disa rrugë rurale
Problematike mbetet situata në zonat e thella malore, që janë prekur nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta gjatë tri ditëve të fundit. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur nga zyra e emergjencës civile, se asnjë aks kryesor nacional nuk është i bllokuar, por ka segmente në këto akse që kalohen me shumë vështirësi dhe duhen përdorur zinxhirë, si rruga nacionale Shkodër - Pukë, Pukë - Fushë-Arës, Shkodër-Dukagjin dhe Koplik-Vermosh. Në një situatë më shqetësuese gjenden rrugët rurale, që lidhin fshatrat me ato zona që momentalisht janë të pakalueshme.
Në Malësi të Madhe vazhdojnë të jenë të bllokuara, në disa segmente, rrugët rurale, që lidhin fshatrat me Komunën Kelmend, konkretisht fshatrat Nikc, Lëpush dhe Vermosh.
Në Pukë vazhdojnë të mbeten të bllokuara në disa segmente rrugët rurale që lidhin fshatrat Mzi, Arst e Aprrip me Komunën Fierz.
Po kështu vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve paraqesin disa segmente të tjera rrugore në rajonin e Shkodrës, si rruga që lidh Dukagjinin me Malësinë e Madhe në vendin e quajtur Qafa e Thores.
Gjithashtu, vazhdojnë të paraqesin shqetësime si pasojë e reshjeve të dëborës dhe motit të keq edhe disa segmente të rrugës Dukagjin-Shkodër në Komunën e Shoshit, në vendin e quajtur Mali i Shoshit dhe Qafa e Thores.
Nga informacionet më të fundit mësohet se reshjet e dëborës vazhdojnë në Vermosh dhe Pukë.
Dibër, të izoluara 2 komuna të thella malore
Moti me reshje shiu dhe dëbore vazhdon të mbajë të bllokuara dy komuna në Qarkun e Dibrës. Komuna e Lurës dhe ajo e Xibër-Murrizes në rrethin e Matit, ku trashësia e dëborës shkoi nga 30 deri në 40 cm, vazhdojnë të jenë të izoluara, pasi jo të gjithë fshatrat e tyre lidhen me rrugë automobilistike me qendrat e komunave. Numri i fshatrave të veçantë, në zona të thella malore, që janë të bllokuara nga reshjet e dëborës, është shumë më i madh. Banorët e zonave të izoluara kanë probleme të shumta jo vetëm me qarkullimin, por edhe për furnizimin me energji elektrike. Bora e shoqëruar me stuhi ka shkaktuar defekte serioze në linjat e transmetimit, duke zhytur në errësirë mijëra banorë të zonës. Filialet elektrike të këtyre rretheve, duket se nuk janë shumë të preokupuar për riparimin e defekteve, pasi kjo është një mundësi shumë e mirë për të justifikuar oraret tejet të zgjatura deri në 16 orë të kufizimeve të energjisë, në këto zona të thella malore. Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë ka funksionuar normalisht, por në segmentin Shupenzë-Bulqizë, prej 17 km të gjatë, ku vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit, ka vështirësi në qarkullim në vendin e quajtur Tri Çezmat e Zerqanit dhe Kthesa e Muharremit, në afërsi të fshatit Krajkë, pasi punimet në shpatet e maleve të kësaj rruge kanë shkaktuar rrëshqitjen e tokës, gjë që rrezikon seriozisht udhëtarët dhe automjetet që lëvizin në këtë rrugë. Reshjet e këtyre ditëve kanë sjellë rritjen e ndjeshme të prurjeve të ujit në lumenj. Prurjet në Drinin e Zi, që është furnizuesi kryesor me ujë për hidrocentralet e ndërtuara në kaskadën e tij, sipas specialistëve, kanë shkuar nga 10-15 m3 për sek në 35-40 m3. L.H.
Korçë, rrugët kalohen me zinxhirë
Përkeqësohet situata në juglindje në vendit nga reshjet e dëborës. Këto të fundit, që kanë arritur në trashësinë 25-30 cm në zonat e thella malore dhe deri në 15 cm në akset nacionale kanë vështirësuar lëvizjen e lirë të mjeteve. Megjithatë, sipas të dhënave nga ana e policisë dhe shtabit të emergjencave civile, gjatë natës janë vënë në dispozicion të pastrimit të akseve rrugore 9 borëpastruese dhe është siguruar kriposja e të gjitha rrugëve. Trashësia më e madhe e dëborës është regjistruar në fshatrat Dardhë dhe Vithkuq deri në 20-25 centimetra, por, sipas të dhënave, këto zona malore nuk janë izoluar, ndërsa segmentet rrugore rurale, siç raporton policia, janë të kalueshme me zinxhirë. Nga ana e policisë së qarkullimit janë marrë masa me shtimin e shërbimeve në linja për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës dhe për të parandaluar nëpërmjet përdorimit të zinxhirëve rrëshqitjen e mjeteve në qarkullim. Raportohet për rrugë, që kanë paraqitur vështirësi të shumta në lëvizjen e mjeteve dhe në qarkullimin rrugor. Sipas policisë, gjendja e aksit rrugor Korçë-Kolonjë ka qenë e kalueshme, ndërkohë që është punuar për pastrim gjatë mëngjesit. Rruga Korçë-Pogradec ka qenë e kalueshme dhe vetëm në orët e para të mëngjesit segmenti Qafë-Plloçë-Petrushë, për shkak të uljes së temperaturës, ka paraqitur vështirësi në qarkullim dhe është kaluar vetëm me zinxhirë, për arsye të shtresave të akullit. Në aksin rrugor Pogradec - Qafë-Thanë lëvizja ka qenë normale dhe pa probleme. Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë vështirësuar për shkak të dendësisë së tyre lëvizjen pas orës 18.00 të një dite më parë. Sipas shtabit të emergjencave civile, 9 mjete borëpastruese janë vendosur gjatë natës në të gjitha akset nacionale, pasi gjatë mbrëmjes, në aksin rrugor Qafë-Plloçë - Pogradec, pas fillimit të reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave, lëvizja e automjeteve është bërë me vështirësi dhe është dashur ndërhyrja emergjente për ta mbajtur të hapur këtë rrugë. Akset më problematike në juglindje të vendit janë ato nacionale Korçë-Kolonjë, Korçë-Pogradec dhe qafat të cilat, për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës dhe ngricave, vështirësojnë qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin total të rrugës. Temperaturat në juglindje të vendit kanë qenë nën zero dhe kanë variuar nga -6 në 2 gradë. Në të gjitha akset nacionale dhe ato rurale janë vendosur shërbimet e policisë për të ndaluar drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë pa zinxhirë, me qëllim që të marrin masa për vendosjen e tyre dhe për të parandaluar rrëshqitjet dhe aksidentet. Deri më tani, fatmirësisht, përveç disa rrëshqitjeve të lehta dhe pa dëme materiale, nuk ka pasur aksidente si pasojë e situatës së rënduar në rrugë.
Kukës
Energjia elektrike, kufizimet
në fshatra deri në 15 orë
Sot situata në rrugët e Qarkut të Kukësit paraqitet pothuajse normale. Problem paraqet furnizimi me energji elektrike, pasi prej shumë ditësh në qytet aplikohet një reduktim për gjatë gjithë ditës nga ora 09.00 deri në orën 16.00. Ndërsa në zonat fshatare, kufizimi shkon deri në 15 orë. Shumë familje tregojnë se janë të papërgatitura për dimrin e sivjetshëm, pasi një pjesë e tyre nuk mund ta përballojë çmimin e lartë të druve të zjarrit, që aktualisht është rreth 4 mijë lekë për një metër kub. Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje dhe gatim është ende larg mundësive të banorëve të Kukësit, gati gjysma e të cilëve mbajnë frymën me ndihmë ekonomike.
Nga ana tjetër, për gjendjen e rrugëve, sipas Rushit Gashit, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme. I vetmi aks rrugor, ku drejtuesit duhet të përdorin zinxhirë, është ai Kukës-Shishtavec, për shkak se rruga është me ngrica. Sipas Gashit, rruga nacionale Kukës-Tiranë është trajtuar me kripë dhe nuk ka probleme në qarkullim. Ndërkohë që vazhdon të mbetet e bllokuar Komuna e Arrnit, me rreth 300 banorë, për shkak të largësisë dhe terrenit tepër të thyer. Temperaturat gjatë ditës së sotme kanë shënuar minus 3 dhe 5 gradë Celsius, me një tendencë në rritje. Në lartësitë mbi 800 metra ka dëborë me një trashësi 10-15 centimetra.