Korrupsioni është duke grabitur të ardhmen e Shqipërisë
Biks Aliu
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë prioritet të lartë luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni vë në rrezik stabilitetin politik, dobëson demokracinë dhe dëmton rritjen e një vendi dhe investimet e huaja. Korrupsioni i plaçkit një shteti të ardhmen e tij dhe njerëzve ëndrrat e tyre përmes largimit të investimeve nga sektorët që kanë më shumë nevojë; të tilla si sektori publik, infrastruktura dhe zhvillimi social. Promovimi i qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionin janë prioritetet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Shtetet e Bashkuara. SHBA-të kanë ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën, për të përmirësuar qeverisjen e mirë, luftën kundër pastrimit të parave dhe hetuar krimin përmes ofrimit të asistencës teknike dhe trajnimeve. Tashmë ne kemi asistuar me fuqizimin e sistemeve të drejtësisë kriminale dhe kapaciteteve të agjencive për zbatimin e ligjit.
Departamenti i Asistencës dhe Trajnimit të Zyrës së Drejtësisë për Zhvillimin Hetimor Përtej Detit, OPDAT, ka dhënë asistencë konkrete për Zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatat. Ai ka asistuar në çështjet e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të drogës dhe qenieve njerëzore. Po ashtu, ai ndihmoi në krijimin e Njësisë së Përbashkët Investiguese (JIU). Kjo njësi tani është duke arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar, - suksese që janë pranuar nga organizata të tilla si Transparency International dhe Freedom House si “suksese reale në luftën kundër korrupsionit”. Ne shpresojmë se i njëjti sukses do të jetë në mbarë vendin me krijimin e Njësive të Përbashkëta Investiguese në 6 qarqet e tjera të vendit.
Ne të gjithë dimë se Zyra e Prokurorisë është duke hetuar disa nga rastet më të komplikuara dhe të diskutueshme ndonjëherë në Shqipëri. Ndonëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes të dinë përfundimisht se kush mund të dalë fajtor apo i pafajshëm, - pasi kjo është çështje e prokurorëve dhe gjyqtarëve, - drejtësia nuk mund të jetë kurrë e dobishme nëse investiguesit apo prokurorët nuk lejohet të ndjekin të dhënat, kudo që ato mund ti çojnë. Kjo nuk është për të argumentuar se për t’ia dalë mbanë, Zyrës së Prokurorisë i nevojitet pushtet i plotë të investigojë dhe ndjekë penalisht lirshëm të dyshuarit për shkelje të ligjit nga ndërhyrje të jashtme. Të qenit me imunitet për të gjithë zyrtarët e lartë mund të sjellë arritje.
Policia është një tjetër element kyç në mekanizmat e sundimit të ligjit. Programi Ndërkombëtar i Asistencës dhe Trajnimit të Investigimit Kriminal i Departamentit të Drejtësisë, ICITAP, ka ofruar asistencë të vazhdueshme për policinë, përmes përmirësimit të trajnimit të tyre dhe programeve të drejtimit, duke freskuar njohuritë e tyre në hetimin dhe shmangien e krimeve si dhe policimin në komunitet.
Veçmas, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, integroi programet e sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit, të cilat janë planifikuar të ndihmojnë në reduktimin e mundësive dhe nxitjen e korrupsionit, duke mbështetur mediat e pavarura, shoqërinë civile apo edukimit publik.
Shqipëria është kualifikuar për programin e dytë të Pragut të Sfidave të Mijëvjeçarit. Ky është menduar të asistojë përpjekjet antikorrupsion përmes krijimit të një gjykate administrative që do të përmirësojë menaxhimin e konflikteve të karakterit administrativ; të tilla si, apelimet për taksat dhe prokurimet; reformën e administratës tatimore për rritjen e administrimit fiskal në mbledhjen e të ardhurave, duke bërë të efektshëm sistemin e licencime përmes modelit “one-stop-shop”; krijimin e Regjistrit Kombëtar të Planifikimit që krijon mundësinë që ndërtimi të jetë më transparent dhe efecient, dhe së fundi, por jo së fundmi, krijimin e Njësive Hetimore të Përbashkëta në gjashtë qarqe të tjera.
Në maj, një Institut për Zhvillimin e Kërkimit dhe Alternativave, IDRA bëri një sondazh për perceptimin e korrupsionit, ku doli se 92 për qind e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është i përhapur gjerësisht në radhët e zyrtarëve publik, një rënie prej 8 pikësh nga një vit më parë. Raporti tregoi se nuk ka progres në treguesit e mitmarrjes.
Afërsisht 60 për qind kanë pak ose aspak besim në sistemin e drejtësisë. Këtu ka shumë punë për të bërë. Këtu mund të jenë domethënëse zhvillimi i sistemeve procedurale të detyrueshme, duke promovuar përgjegjshmërinë dhe transparencën: proceset administrative publike e të standardizuara dhe licencat, proceset legjislative publike që ndjekin procedurat e standardizuara; procedimet publike gjyqësore që pasojnë procedurat e standardizuara; proceset buxhetore publike dhe kontrollet e brendshme financiare; shërbimi civil i bazuar në merita.
Më e rëndësishmja këtu duhet të jetë që, politikisht, të gjitha këto rregulla dhe ligje dhe arritjet shtesë të zbatohen nga institucionet e ndryshme të zbatimit të ligjit.
Nuk ka dyshim se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të asistojnë Shqipërinë, por fuqia reale orientuese për sukses të plotë në qëllimet antikorrupsion duhet të vijë nga dhe brenda këtij vendi; institucionet, shoqëria civile dhe individët. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
Biks Aliu është zyrtar i Çështjeve Publike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë
Shkrimi është marrë nga “Balkan Insight”, i shkruar në anglisht
Përgatiti: Albert Gjoka
8 Nentor 2008