E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, jemi të parët në rajon

 

Shqipëria kryeson listën e korrupsionit në rajon, më shumë se 300 mln dollarë shkojnë për ryshfete

Shqipëria është e mbytur në korrupsion, duke qenë vendi i parë në rajon dhe një ndër më të korruptuarit në botë. Raporti i OKB-së bën të ditur se korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur aq sa duket tashmë një gjë normale për banorët e rajonit. Për 85% të biznesmenëve në Shqipëri është gjë normale të japin ryshfete. Po kështu në të njëjtin mendim shprehen edhe 63% të krerë të biznesit në Bosnje, 49% të kroatëve, 76% të bullgarëve dhe 73% të rumunëve, dy vende, që megjithëse kanë hyrë në BE vazhdojnë të kenë karakteristika të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit

***

Rreth 66 për qind e shqiptarëve bëjnë të ditur se paguajnë ryshfete. Raporti i përket vitit 2006 dhe pagesa e ryshfetit në Shqipëri është dy herë më i lartë se në Afrikë dhe tre herë më i lartë se mesatarja e rajonit. Por në lidhje inverse me këtë fakt, renditet reforma dhe legjislacioni kundër korrupsionit në vend. Shqipëria rezulton se ka një legjislacion shumë të mirë në luftën kundër korrupsionit. Përsa i përket ligjeve të përgatitura mirë në këtë fushë zëmë vendin e parë në rajon, ndërsa renditemi të fundit për përhapjen e korrupsionit.

***

Korrupsioni, sipas shqiptarëve është problemi kryesor i papunësisë rekord që llogaritet deri në 30 për qind. Më shumë se 60 për qind e shqiptarëve mendojnë se më të korruptuarit në vend, janë qeveria dhe gjyqësori. Një nga format më të hasura të korrupsionit është pagesat e bëra nga ana e biznesit për tenderat publikë dhe pagesat e bëra nga ana e sipërmarrjes në drejtim të gjyqësorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›