Përmbytje në Korcë, deputetët PS: Qeveria indiferente
KORCE- Përmbytjet dhe rrëshqitjet që kanë përfshirë qarkun e Korcës po mbajnë në panic banorët e prekur nga të dyja fenomenet. Në Deragozhdë të Pogradecit një lagje prej 12 familjesh rrezikon të shembet ndërsa banorët kanë filluar shpërnguljen.
E ndërsa fusha e Maliqit është e gjitha e përmbytur, prurjet e lumit Devoll po alarmojnë fermerët e zonës.
Ndërsa për tju rikthyer fenomenit të rrëshqitejeve, diga e Koshnicës në Devoll të Korcës është vënë në rrezik serioz për shkak të shëmbjeve të vazhdueshme të dherave.
Sipas deputetit socialist të zonës , Arben Ahmetaj i cili inspektoi zonën bashkë me deputetë të tjerë socialistë u shpreh se nëse nuk merren masa për parandalimin e carjes së digës , pasojat do të jenë të paimagjinueshme.
“I bëjmë apel qeverisë që të gjithë qytetarët në Shqipëri janë të barabartë, asnjëri nuk duhet diskriminuar. Edhe këta këtu kërkojnë dëmshpërblim si ata në veri” thekosi Ahmetaj.
(e.n/News24/BalkanWeb)