E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni ne FIFA Bin Hammam Komplot i organizuar

Ashtu siç ishte parashikuar kjo verë do të jetë shumë e nxehtë për FIFA-n, e cila vazhdon të përballet me skandalin e korrupsionit që tronditi nga themelet qeverinë botërore të futbollit. Në prag të seancës dëgjimore të Mohamed Bin Hammam, i cili u pezullua nga Komitetit i Etikës, ky i fundit vazhdon të akuzojë FIFA-n për një komplot të organizuar kundër tij.

Bin Hammam, i cili mban postin e presidentit në Konfederatën Aziatike të Futbollit akuzohet se i ka dhënë para nën dorë anëtarëve të tjerë të FIFA-s për të blerë votën kur ai kandidonte përball Sepp Blatter për presidencën e FIFA-s. AQi ka hedhur poshtë cdo akuzë, ndërsa është shprehur se FIFA po luan një politikë diskriminuese ndaj tij, megjitëhse ai nuk ka prova që ai është fajtor.

“Kur mbeten edhe pak ditë nga séance dëgjimore po bëhet një fushatë e pistë, ku unë dal si fajtor përpara opinionit publik. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Bin Hammam. Një tjetër figurë e shquar e futbollit botëror nën akuzë është dhe presidenti i Konfederatës së Futbollit në Amerikën e Jugut Jack Warner. Ky i fundit është pezulluar nga Komiteti i Etikës, por pak javë më parë kërcënoi se do të bëjë publike fakte që do të sjellin një tjetër skandal në FIFA.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›