Korrupsioni në Kosovë, Riv: “EULEX-i, nën hetim zyrtarët e lartë”
Numri dy i misionit të BE-së konfirmon vazhdimin e hetimeve për rastet e korrupsionit
Zëvendësshefi i misionit EULEX të Bashkimit Europian, Roj Riv konsideron se procesi i hetimeve të rasteve të korrupsionit do të vazhdojë edhe më tej gjatë javëve në vazhdim, duke mos prekur vetëm zyrtarët e lartë ose ministrat, por edhe individëve të veçantë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve BBC, Riv thekson se për këtë çështje është marrë edhe përkrahja e kryeministrit të vendit, pasi e drejta ekzekutive, EULEX-i i është dhënë në momentin që u vendos në Kosovë. Sipas tij, janë duke vazhduar gjykimet e korrupsionit kundër zyrtarëve lokalë, atyre të policisë dhe të tjerë. “Ky proces po vazhdon. Nuk është fjala vetëm për një goditje. Ky është fillimi i një beteje të gjatë dhe të vazhdueshme të përbashkët me qeverinë e Kosovës me qëllim luftimin e këtij lloji të korrupsionit në institucionet e qeverisë ose në ato private”, tha Riv, duke konstatuar se korrupsioni është një çështje që prek mbarë botën. “Tani kemi një mundësi me një strukturë të re, një qeveri të re dhe në një shtet të ri që të punojmë shumë në fillim të këtij procesi për të luftuar këtë problem në rrënjët e tij”, tha zyrtari i misionit të BE-së. Një tjetër çështje e trajtuar në këtë intervistë ishte edhe zbulimi i varrit masiv në Rashkë të Serbisë ku mendohet se gjenden 250 mbetje trupash të kosovarëve. “Po zhvillojmë mbi 20 hetime dhe është një përpjekje e përbashkët dhe jo vetëm e prokurorit tonë për krime lufte. Kemi zyrën e personave të zhdukur, një institucion i përbashkët i Kosovës dhe EULEX-it. Kjo zyre është përgjegjëse për hetimin e varreve të mundshme masive dhe të identifikimit të çdo gjëje që mund të gjendet brenda”, tha Riv. Lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 2 qershor zyrtari i lartë vlerësoi se EULEX-i nuk do ta njohë këtë proces zgjedhor,a shtu siç nuk do ta njohë as Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO), UNMIK-u dhe gjithë të tjerët. Për ruajtjen e rendit gjatë këtyre ditëve, Riv sqaroi se do të jetë Policia e Kosovës ajo që do të ketë në vëzhgim gjendjen dhe nëse do të jetë e domosdoshme, atëherë do të ketë ndërhyrje të forcave të EULEX-it. Sipas zëvendësshefit Riv, prania e trupave ushtarake nuk do të shtohet më tej. “Aktualisht ne kemi 50 policë edhe në pikat doganore në veri dhe gjithandej në veri të Kosovës. Dhe njësitë policore kanë mundësi të gjenden në cilëndo pjesë të rajonit”, tha ai. Përsa u përket kritikave që ka marrë misioni i BE-së për moskryerjen e detyrës në pikat kufitare në Veri, Roj Riv sqaroi: “Ka një sistem të përcaktuar për zyrtarët e qeverisë serbe, që të kontaktojnë me zyrën e BE-së në Beograd dhe me zyrën e përfaqësuesit të posaçëm këtu në Prishtinë ku duhet të aplikojnë për leje qëndrimi. Pas kësaj ne i drejtohemi autoriteteve dhe, nëse ata japin lejen, atëherë çdo gjë është në rregull. Por kur flasim për figurat politike të opozitës në Serbi, atëherë nuk ka një strukturë të përcaktuar. Nëse ata duan që të udhëtojnë në kapacitetet e tyre private dhe jo si zyrtarë të autoriteteve serbe, atëherë nuk ka një sistem të përcaktuar që do t'i ndalonte ata. Kjo është çështje e lirisë së lëvizjes”, tha zyrtari i misionit të BE-së, EULEX.
27 Maj 2010