Tirana shumë herë më e ndotur se parametrat evropiane
Studimi më i fundit i ISHP-së vë në alarm specialistët
Lizeta Duro
Instituti i Shëndetit Publik, Organizata Botërore e Shëndetit dhe Poliklinika Qendrore e kryeqytetit jep alarmin për ndotjen e ajrit në Tiranë. Shkak janë bërë rezultatet e studimit më të fundit i cili ka përcaktuar se niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet i kalon 20 % deri në 30 % normat e lejuara të caktuara nga Bashkimi Europian. Ky konstatim u arit mbas një monitorimi të vazhdueshëm të aparaturave për matjen e niveli të ndotjes. Monitorimi u bë në dy stacione në Tiranë pranë ISHP-së dhe në qendër të kryeqytetit. Sipas specialistëve, shkak kryesor i ndotjes së lartë janë lirimi i gazrave nga djegiet e ndryshme si dhe punimet në rrugë.
Specialistët
Përfaqësuesi i OBSH-së në vendin tonë, Michael Kryzonëski, dhe specialistët e ISHP-së thonë se këto faktorë ndotës për ajrin janë vërtet problematikë për qytetarët. Specialisti i huaj është i mendimit se ekziston mundësia që ndotja e nivelit të ajrit mund të jetë akoma më e lartë në disa zona të tjera por që akoma nuk janë të përcaktuara nga këto institucione pasi duhet kohë e gjatë për të kryer matjet e nevojshme. Specialistët shprehen të shqetësuar se gazrat që çlirohen nga djegiet e ndryshme dhe grimcat e pluhurit duke ulur cilësinë e ajrit njëkohësisht ulin jetëgjatësinë e qytetarëve të Tiranës dhe u shkaktojnë këtyre të fundit shumë sëmundje.
Aparatura
Po gjatë ditës së djeshme në kryeqytet u bë dhe inagurimi i laboratorit të parë në vendin tonë, me aparaturat që monitorojnë nivelin e ndotjes së ajrit. Ky stacion monitorimi plotëson parametrat e Bashkimit Europian dhe është i vendosur pranë godinës së ISHP-së. Të pranishëm në këtë inaugurim ishte ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjithashtu edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Borchard. Autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë edhe pse konstatojnë hapa progresiste për pastrimin e ajrit në vend, sërish e quajnë shqetësues nivelin e ndotjes, i cili jo vetëm që i tejkalon normat e caktuar nga BE-ja, por, është shumë më i lartë edhe se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
box
Të dhënat që kanë dalë nga studimi
Pas monitorimit të ambienteve nga ISHP-ja dhe OBSH-ja të për ndotjen e ajrit në dy stacione në kryeqytet, në qendër të Tiranës dhe pranë godinës së ISHP-së rezultoi se ndotja e ajrit aty i kalon parametrat e lejuara nga BE-ja deri në 30 % më shumë. Në këto zona të kryeqytetit u konstatua se grimcat e pluhurit dhe gazrat e lëshuara nga djegiet e ndryshme janë 30% më të larta se normat e lejuara që ka caktuar Bashkim Europian ashtu edhe nga limitet që OBSH-ja ka vënë për nivelin e ndotjes. Përfaqësuesit e OBSH-së shprehen se edhe pse progresi për pastrimin dhe uljen e nivelit të ndotur të ajrit është i lartë, vendi jonë vazhdon të jetë shumë larg standardeve që ka vënë Bashkimi Europian. Ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e jetesës. Kjo ndotje shkakton shumë sëmundje, deri në uljen e jetëgjatësisë për çdo qytetar që jeton afër zonave ku ajri i kalon parametrat e caktuara.
Box
Ndotja e ajrit, do të hartohet një plan kombëtar veprimi
Ndotja e lartë e ajrit në vendin tonë ka detyruar qeverinë që të marrë disa masa për zgjidhjen e kësaj situate problematike, prania e së cilës po i kanos çdo ditë rreziqe shëndetit të shqiptarëve. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur së fundi që të bëjë disa ndryshime në ligjin e vitit 2002, “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”. Vendimi është marrë gjatë njërës prej mbledhjeve të muajit mars të Këshillit të Ministrave, ku qeveria ka paraqitur edhe propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.2002, ‘Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja’”. Pas shqyrtimit të këtij projektligji, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligj. Sipas ndryshimeve të bëra, për herë të parë në vendin tonë do të hartohet një plan kombëtar veprimi për cilësinë e ajrit, që do të përdoret për parandalimin dhe/ose pakësimin e ndotjes së cilësisë së ajrit. Afati i planit kombëtar të veprimit për cilësinë e ajrit, do të jetë 5-vjeçar, i cili do të rishikohet dhe përditësohet herë pas here, nëse është e nevojshme. Më tej ky plan do të pasohet me planet vendore të veprimit për cilësinë e ajrit, që do të hartohen nga pushteti vendor. Sipas projektligjit të ri, brenda 60 ditëve nga data e caktimit të një zone veprimi për cilësinë e ajrit, organi i qeverisjes vendore, që administron këtë zonë veprimi do të hartojë planin vendor të veprimit për cilësinë e ajrit.
Rreziku që u kanoset qytetarëve nga ndotja e ajrit
Specialistët shpeshherë kanë bërë të ditur se ka një shtim të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Në kohët e fundit, në jo pak raste është konstatuar ndotje e ujit dhe e ajrit, duke provokuar kështu shumë sëmundje të tjera nga këto ndryshime. Shqipëria ka probleme për shkak të një ekosistemi të dëmtuar dhe të ndotjeve që ka shkaktuar urbanizimi i shpejtë, trefishimi i popullsisë në qendrat kryesore urbane, brenda një periudhe të shkurtër kohore. Mosha e tretë apo fëmijët e vegjël i ndiejnë më shumë pasojat e këtyre rreziqeve që vijnë nga ndryshimi i klimës. Sipas specialistëve të ISHP-së, ndotja rrezikon shfaqjen e një numri të lartë sëmundjesh. Kështu, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes pasohen nga sëmundjet e moshës prenatale, sëmundje simptomatike, sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut, infeksione të sistemit nervor qendror, infektive, etj.
Memaliaj, 12 fshatra vuajnë prej një muaji mungesën e energjisë
Memaliaj, 12 fshatra vuajnë prej një muaji mungesën e energjisë prej më se një muaji. Banorët përballen me shkëputjen e energjisë që prej orës 7 të mëngjesit e deri në orët e vona të pasdites. Më të prekura, përveç familjarëve, mbeten subjektet e biznesit të cilat pothuajse kanë pezulluar punën për shkak të mungesës së vazhdueshme të energjisë. Banorët thonë se për ndërprerjet nuk u është bërë asnjë njoftim zyrtar edhe pse faturat paguhen në mënyrë të rregullt në çdo muaj. Instancat përkatëse nuk japin përgjigje në lidhje me këtë problem edhe pse ka kaluar rreth një muaj që kur filluan ndërprerjet e energjisë.
Studimi, vitet e fundit shtohen obezët
Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik kanë vërejtur se ky është një ‘trend’ në rritje te nxënësit e shkollave 9-vjeçare në gjithë vendin. Por, veç mbipeshës një problem i evidentuar te nxënësit e shkollave është konsumimi i një ushqimi jo i shëndetshëm nga fëmijët. Studimi tregon se vetëm 21 % e fëmijëve konsumojnë një herë në ditë fruta dhe perime. Konsumimi i ushqimeve të paketura në ambientet e shkollave, si dhe mungesa e një regjimi ka bërë që 15 % e fëmijëve të shprehen se janë mbipeshë dhe duhet të mbajnë dietë. Rritja në peshë sipas specialistëve vjen edhe si pasojë e mungesës së aktiviteteve fizike. Të dhënat e fundit tregojnë se 3 % e fëmijëve nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik. Pjesa më e madhe e fëmijëve dhe konkretisht 58 % e tyre kalojnë tre orë në ditë para ekranit dhe 24 % e tyre harxhojnë 1 deri në 2 orë në ditë para internetit.
27 Maj 2010