“Piramida” vazhdon, policia bën thirrje për të mos u mashtruar
Dy kosovarë u vunë në pranga si organizatorë të mashtrimit me qendër në Maqedoni
Artan CENA
TIRANË - Shkatërrimi i një rrjeti mashtruesish nga policia nuk e ka ndalur ende mashtrimin me anë të seminareve trajnuese ku qytetarë të ndryshëm duhet të paguanin shumën prej 2290 eurosh. Gjatë ditës së djeshme, në mënyrë zyrtare, Policia e Shtetit ka bërë thirrje që njerëzit të mos gënjehen më. “Me keqardhje konstatojmë që edhe pse janë njoftuar qytetarët për këtë veprimtari të paligjshme duke i ftuar ata që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien viktimë e mashtrimeve të këtij lloji, ende persona të ndryshëm vazhdojnë të mashtrohen nga persona të tjerë, lidhje të personave të arrestuar, dhe po paguajnë të njëjtat shuma në Shkup të Maqedonisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u bën dhe njëherë apel qytetarëve që të mos bien viktimë e kësaj skeme që do të çonte në humbjen e parave të tyre”, - deklaroi dje policia.
Thirrja
Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë thirrje për kujdes ndaj mashtrimeve. Sipas një skeme mashtruese, me pretekstin e trajnimeve në fushën e biznesit duke fituar prej çdonjërit prej tyre 2290 euro për t’u anëtarësuar në këtë shoqëri, premtohej pasurimi i tyre. Për këtë skemë mashtrimi policia ndaloi Valon Kyçykun dhe Burim Haxhiollin, prangosja e të cilëve u bë në datën 6 të këtij muaji. Por edhe pse është denoncuar si fakt, qytetarët ende nuk e kanë besuar që bëhet fjalë për një skemë mashtruese. Policia apelon të mos gënjehen më. Këtë aktivitet të paligjshëm, dy të arrestuarit, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, të cilët nuk janë ndaluar nga policia, e kanë kryer në Shqipëri si përfaqësues të shoqërive “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection” me seli në Shkup të Maqedonisë.
Arrestimet
Ka qenë operacioni i koduar "Rruga pa sukses" që ka çuar në pranga Valon Kyçykun, 35 vjeç, lindur dhe banues në Prizren, si dhe Burim Haxhiollin, 31 vjeç, lindur dhe banues në Suharekë të Kosovës. Ndaj këtyre personave Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohen për veprën penale të “mashtrimit në dëm të disa personave më shumë se një herë”. Ndalimi është bërë pas një hetimi disamujor të kryer nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë. Uniformat blu kanë arritur në përfundimin se të arrestuarit i mashtronin qytetarët shqiptarë duke i rekrutuar sipas një skeme mashtruese me pretekstin e trajnimeve në fushën e biznesit. Kyçyku dhe Haxhiolli u kërkonin viktimave të mashtrimit të tyre të paguanin nga 2290 euro për t’u anëtarësuar në këtë shoqëri, me premtimin se do të pasuroheshin vetëm nëpërmjet rekrutimit të tre qytetarëve të tjerë nga secili prej tyre. Dy kosovarët janë arrestuar para fillimit të një seminari të radhës në një nga lokalet e Tiranës.
27 Maj 2010