E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri: Sulmi më “hoqi” nga Vllaznia

 

Pak orë pas zyrtarizimit të largimit nga Vllaznia, trajneri Hasan Lika tregoi në një intervistë për “Panorama Sport” arsyet e divorcit të paralajmëruar me shkodranët. Fakti që Vllaznia nuk po shënonte prej katër javësh dhe gjithashtu nuk arrinte te fitorja, e bëri të ndërgjegjshëm Likën, për të hequr dorë nga drejtimi i pankinës kuqeblu. “Çfarë nuk shkoi!?.. Unë mendoj që ne nuk po shënonim. Kemi qenë dobët në aspektin e finalizimit të aksioneve, pasi kemi vuajtur për t’i realizuar. Kjo ishte një nga arsyet më madhore, sepse duke mos shënuar, rezultatet nuk na dhanë të drejtë aty ku pretendonim ne. Ndikoi shumë edhe fillimi jo i mirë i kampionatit, edhe pse lojërat e ekipit erdhën gjithnjë në ngritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›