Korrupsioni në sistemin shëndetësor

Drejtori i Qëndrës Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne kryeqytet Saimir Ivziku i bën thirrje të gjithe pacienteve te denoncojne korrupsionin në shendetësi.
Sipas drejtorit Ivziku, së shpejti në ketë qender do zbatohen rregulla te rrepta per hyrje-daljet, personat që percjellin pacientet sepse sipas tij, detyrat jane të dyanshme, rregullat duhet zbatuar si nga bluzat e bardha ashtu edhe nga pacientët.
Keto deklarata, drejtori Ivziku i beri gjatë seminarit mbi të drejtat e mjekut dhe karten e pacientit, ku për fenomenin e korrupsionit në shendetesi u shpreh edhe Drejtori i Politikave prane Ministrisë së Shendetesisë Pëllumb Pipero.
Fenomen të rrezikshem e ka cilësuar korrupsionin Drejtori i Unionit Shqiptar për Cilësinë e Jetes, Edmond Stojku sipas te cilit korrupsioni mund të shenoj ulje vetem në qoftëse punohet shume per edukimin e dyanshëm te mjekëve dhe pacientëve.