E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prioriteti ynë Kosova, jo BE-ja"

• Kryeministri serb në largim, Vojisllav Koshtunica ka deklaruar edhe një herë se Serbia duhet të shmangë anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të rimarrë Kosovën.

"Serbët duhet të jenë të përgatitur për të shtyrë anëtarësimin në Bashkimin Evropian për shumë vite me qëllim që të luftojnë për të kthyer prapa shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës", deklaroi Koshtunica duke shtuar në deklaratën e tij në televizionin shtetëror serb se "Kosova dhe jo Bashkimi Evropian duhet të jetë prioriteti i vendit". Sipas Koshtunicës, përderisa Perëndimi nuk e kthen mbrapa njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia duhet të bashkëpunojë me BE-në por pa u bërë anëtare, sikurse janë Norvegjia dhe Zvicra. Kjo çështje është bërë edhe thelbi i debatit të shpërbërjes së qeverisë që çoi në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në maj në Serbi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›