Pritet vendimi për demarkacionin
• Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret që demarkacioni i kufirit me Kosovën të fillojë dhe të përfundojë në një kohë të shpejtë.
Sipas zëdhënësit të qeverisë maqedonase, Ivica Bocevski, shumë shpejt do të fillojë ky proces që është me rëndësi themelore për Maqedoninë, për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Maqedonia kishte njoftuar për një takim të mundshëm të dy palëve dje. "Pala maqedonase në Komisionin e përzier për demarkacion është formuar. Jemi të gatshëm menjëherë të fillojmë me punë. Në këtë moment presim të harmonizohen afati kohor dhe disa hollësi me palën kosovare. Këtë e bën shefi ynë i misionit në Prishtinë, Stojan Karajanov", tha Bocevski duke shtuar se demarkacioni është një nga çështjet strategjike të ndërlidhura me marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe institucioneve në Prishtinë.