E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Vetoja greke, stop negociatave për emrin

• Maqedonia ka kërcënuar Greqinë se nëse ajo vazhdon të synojë vendosjen e vetos kundër anëtarësimit në NATO të Maqedonisë për shkak të konfliktit për emrin, atëherë Shkupi do të mbyllë negociatat një herë e përgjithmonë.

"Nuk jam optimist i tepruar, por realist. Situata është e tillë që Greqia ka për qëllim të vendosë veto nëse nuk e pranojmë shantazhin e saj, e ne nuk mund të pranojmë shantazh në mënyrën siç dëshiron Athina. Vetoja eventuale athinase në hyrjen e Maqedonisë në NATO, me siguri do të sjellë deri në ndërprerjen e negociatave për emrin", tha dje Kryeministri Nikolla Gruevski duke shtuar se "Ende shpresoj se do të gjendet ndonjë ide, me të cilën ndoshta do të tejkalohet problemi, edhe pse në këtë moment nuk kemi zgjidhje që do ta pengojë veton e Greqisë. Ne si shtet i plotësuam të gjitha kriteret e nevojshme dhe reformat që ta marrin ftesën për anëtarësim në NATO dhe këtë më askush nuk e konteston". Sipas Kryeministrit maqedonas, gjithçka ka çmim dhe kufi, kufi që nuk guxon të kalohet, sepse duke bërë ndonjë punë pozitive, mund të bëhet dëm në anën tjetër. Me vendosjen e vetos, vlerëson Kryeministri i Maqedonisë, Greqia do të bëjë dëm edhe për vete edhe për rajonin, por edhe për NATO-n. Ndërkohë në selinë e OKB-së në Nju-Jork vazhdon raundi i ri dhe i fundit maqedono-grek për zgjidhjen e kontestit për emrin para Samitit të NATO-s në Bukuresht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›