E Diel, 1 Nëntor 2026

“Korrupsioni tatimor mund të mposhtet”

 

Gjatë konferencës së djeshme ishte i pranishëm edhe Ambasadori SHBA-së në Shqipëri, John L. Withers. Gjate fjalës së tij ai u shprehu bindjen se “ne mund ta mposhtim korrupsionin tatimor, efektet brejtëse të të cilit vazhdojnë të ekzistojnë, gjë që dëmton besimin për të bërë biznes dhe investuar në Shqipëri”. Sipas tij, “Shqipëria ka ende para sfidat e vërteta të modernizimit tatimor, por ne ndodhemi këtu për të bërë diçka në lidhje me këtë”. Ambasadori Withers vuri në dukje se “zbatimi i politikave të administratës tatimore mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm përmes këmbënguljes dhe disiplinës që vjen nga nivelet e larta të qeverisjes”. “Secili nga vendet e përfaqësuara këtu ka luftuar korrupsionin në fushën tatimore me mënyra të ndryshme dhe ka arritur suksese, ndaj këshilla ime është që ju të ndani përvojat tuaja”, tha Ambasadori Withers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›