E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Mobile regjistron abonentin e 200.000

 

Kompania celulare Eagle Mobile ka regjistruar abonentin e saj të 200.000-të. Ai është Altin Shehaj nga qyteti i Vlorës. “Ne falënderojmë popullin shqiptar për interesin, besimin dhe përzgjedhjen që na kanë bërë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali TASKIN. Ndër të tjera ai theksoi se: “Ne po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për t’i bërë abonentët tanë të ndihen të veçantë, duke iu servirur shërbime të reja dhe cilësore. Edhe lidhur me çmimet që Eagle tashmë ofron për paketën standarde me parapagesë, Riniring dhe Proring, kompania më e re e telefonisë celulare është shumë përpara konkurrentëve të tjerë në tregun e telefonisë. Eagle Mobile ka qenë dhe vazhdon të mbetet një model dhe shembull në këtë drejtim” tha TASKIN. Abonenti i 200.000 të ka fituar tashmë si dhuratë një Eagle USB Modem si dhe 12 muaj internet falas për ta përdorur atë në Vitin e Ri 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›