E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica jo më kryeministër

Voisllav Koshtunica nuk do të jetë kryeministër në qeverinë e re të Partisë Demokratike. Deklaratën e bëri dje vetë kryetari i kësaj partie, dhe njëkohësisht presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili deri pak ditë më parë ishte në një koalicion me partinë e ish kryeministrit Koshtunica. Në një prononcim për të përditshmen serbe Blic, kreu serb i shtetit tha se ai mund të bashkëpunojë më këdo që është i përgatitur për tju përshtatur politikave të partisë së tij me dy objektiva kryesore: integrimin e përshpejtuar europian të Serbisë dhe ruajtja e integritetit të shtetit me një qëndrim të përbashkët politik. “Refuzoj të bashkëpunoj me ata që duan ta çojnë Serbinë në izolim”-tha Tadiç duke shtuar se gjithsesi nuk do ti mbyllë derën kujtdo që do të mund ta ndihmojë për të arritur dy qëllimet e sipër përmendura. Ishte pikërisht refuzimi i Koshtunicës ndaj marrëveshjeve me BE-në dhe mos arritja e një qëndrimi të përbashkët ndaj Kosovës, që çuan në rrëzimin e koalicionit qeverisës serb.  I pyetur nga Blic, nëse beson se ish kryeministri Koshtunica he partia e tij mund të krijojnë një koalicion qeverisës me partinë Radikale Serbe, Tadiç u përgjigj se ky rrezik ka ezkistuar gjatë gjithë ktyre viteve, dhe ai ka qënë gjithnjë i shqetësuar nga një marrëveshje e tillë me radikalët.“Ishte pikërisht refuzimi i partisë së Koshtunicës ndaj principeve të integrimit europian që çoi në rrëzimin e qeverisë. Ndaj të gjitha këto parti që kanë deklaruar së fundmi se duan të punojnë për principet në cilat ishte bazuar qeveria e mëparshme, dhe marrin besimin e qytetarëve janë të mirpritur”-shpjegoi presidenti serb. Por Tadiç theksoi se nuk janë të përfshira partitë që refuzuan ti jepnin mbështetjen e tyre alternativës së qartë europiane dhe të mbronin Kosovën gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 3 shkurtit. “Ja ku jam duke folur për partinë Demokratike të Serbisë, partinë Serbia e Re dhe partinë Liberal Demokratike. E lë të hapur mundësinë që ata të ndryshojnë qëndrim. Por në këto momente më duken shumë të pavendosur sepse po mendojnë më shumë për rezultattin e zgjedhjes së tyre se sa për misionin me të cilin përballet Serbia”-vazhdoi Tadiç. Ai tha se ka arritur tashmë një marrëveshje me Partinë Demokratike të Sanxhakut të Rasim Ljajiç-it ndërsa ka nisur tratativat me G17 Plus. Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një tjetër mundësi për të konfirmuar se Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›