Myftinia: Lirimi i agresorëve, veprim jo islam
SHKODER – Myftinia e Shkodrës reagon pas lirimit të tre personave, që qëlluan imamin e xhamisë së Kirasit pak ditë më parë, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë. Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, myftia i Shkodrës Ndriçim Sulejmani, e cilësoi këtë akt si të turpshëm dhe jo islam. Gjithashtu në deklaratë drejtuesit e Myftinisë shprehen shqetësimin e tyre, për reagimin indiferent të organeve kompetente, ndaj denoncimit të tyre, pasi personat që kryen aktin e turpshëm edhe pse janë kapur pas një jave, u lanë të lirë vetëm pas 4-5 orë nga ndalimi i tyre nga policia e Shkodrës. Myftinia denoncoi veprimin e tyre antiligjor sipas procedurave ligjore në policinë dhe në prokurorinë e rrethit Shkodër dhe për këtë, ato kanë vënë në dijeni me shkresa përkatëse ministrin e Brendshëm dhe Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, si dhe është vënë në dijeni edhe vete Prefekti i Qarkut. V.Idrizi