E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunoi 15 vjeçaren me armë

MAT - Në të zbardhur të ditës së verës, u vu në pranga Edison Lepuri, 21 vjeç dhe tre bashkëmoshatarë të tij, të akuzuar nga 15 vjeçarja me iniciale R.D., banore e komunës së Bazit në rrethin e Matit. Kjo e fundit pretendon se është përdhunuar nga i riu, i cili nga ana e tij nuk e ka pranuar akuzën. Policia në fakt po heton pretendimet e të dyja palëve të përfshira në ngjarjen e rëndë. Sipas burimeve policore mësohet se rreth orës 01 të ditës së djeshme, familja e vajzës së “zhdukur” ka telefonuar në sallën operative të komisariatit të policisë Burrel dhe ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, për gjetjen e saj. Punonjës të policisë kriminale dhe ato të grupit të gatshëm kanë mbërritur në fshatin Baz dhe siguruan të dhëna rreth ngjarjes. Sipas prindërve të vajzës, pasditen e të enjtes, E.Lepuri dhe tre bashkëfshatarë të tij kanë arritur të marrin forcërisht në mjetin e tij vajzën me inicialet R.D., nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme të fshatit. Vajza e kthyer pasmesnate në shtëpi ka rrëfyer fillimisht për prindërit dhe pastaj dhe për ekspertët e policisë ngjarjen e rëndë. “Jam marrë forcërisht nga Edison Lepuri. Ai mbante me vete dhe një automatik”. Vajza e tronditur keq ka pohuar se ajo është përdhunuar forcërisht nga E. Lepuri, ndërkohë që tre “shoqëruesit” e tij nuk e kanë cenuar moralin e vajzës matjane. Nga veprimet e para të policisë u mësua se djemtë “qejflinj” ishin strehuar tek njerëzit e tyre të afërm. Pas kërkimeve në banesat ku ata ishin fshehur u bë e mundur gjetja e shoqërimi i tyre në polici. Gjoni është rikthyer në fshatin e lindjes, për të treguar dhe armën me të cilën ai kishte kërcënuar vajzën bazjane. Burime të sigurta pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Dibër kanë sqaruar dje pasdite rrethanat e ngjarjes, duke pohuar se mjekët ekspertë që kanë këqyrur gjendjen e vajzës dhe kanë deklaruar se vajza është përdhunuar. Ajo ka akuzuar vetëm Edison Lepurin si personin që kishte përdorur dhunë e presion, derisa ia ka arritur qëllimit. Ndërkohë tre personat e tjera, po sipas vajzës, nuk janë përfshirë në ngjarje. Policia lokale po heton fort rreth mundësisë së përfshirjes së djemve të tjerë në ngjarje. Emrat e tre të rinjve nuk bëhen publik për shkaqe hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›