Shqipja zhduket edhe nga KQZ-ja
Vlerësimi për shqiptarët në administratën dhe institucionet e tjera maqedonase është zhdukur pothuajse plotësisht, edhe pse komuniteti shqipfolës përbën 25 për qind të popullsisë maqedonase. As Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka aplikuar gjuhën shqipe në portalin zyrtar. Sipas agjencisë së lajmeve INA, dy kandidatët shqiptarë në kuadër të KSHZ-së, Subhi Jakupi nga BDI-ja, që mban edhe postin e zëvendëskryetarit dhe Bedredin Ibrahimi nga radhët e PDSH-së, deri tani nuk kanë nxitur dhe kërkuar plotësimin e këtij kushti, me qëllim të informimit të votuesve shqiptarë. Gjuha shqipe nuk përdoret as në qeveri, Ministrinë e Arsimit, Drejtësisë dhe ministri të tjera.