E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosova nën prizmin e krizave diplomatike


Çështja e Kosovës para se të jetë një çështje e diplomacisë botërore, është çështje e përpjekjeve politike e diplomatike të popullit të saj ,të lindura e të zhvilluara mbi truallin e kombit të saj , respektivisht është çështje e së ardhmes së një populli që ndodhet tanimë prej kohësh aq më tepër në fillim të të shekullit XXI në një fazë të avancuar të rizgjimit të tij politik dhe diplomatik.Por dalngadalë çan përpara, del në dritë , shpërthen me forcë sidomos në periudhën që po shqyrtohet statusi i pavarwsimit tw Kosovës dhe normalishtë se nuk mbetet pa i’u shtruar edhe vëmendjes së diplomacisë ndërkombëtare , doemos në kontekstin e gjithë problemeve të mprehta që u dalin bashkësisë ndërkombëtare si pasoj e shembjes së ish -Jugosllavisë në Ballkan.Përgjithësisht duhet thënë se vëndosja e një korelacioni më të drejtë midis problemeve të ngritura nga rizgjimi i kombeve të Ballkanit dhe politikës e diplomacisë perëndimore ka rëndësi thelbësore për një ritrajtim të plotë dhe objektiv të gjithë historisë së Gadishullit Ballkanik si për shekullin e kaluar ashtu edhe atë që tani jemi aktualisht.Asnjë nga këto probleme nuk ka qenë kurrë një element thjesht pasiv i luftës diplomatike të , ato po luajn një rol aktiv, po ushtrojnw ndikimin e vet , po vëjnë vulën e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës në një planë më të gjerë.Megjithëkëtë qëndrimi i njëanshëm i politikës dhe diplomacisë ruse është i pasakt, tendencioz në pikën e Pavarësëimit të Kosovës.Ndërsa siç po shihet çështja e Kosovës është duke u trajtuar nën prizmin e vështirësive , komplikacioneve respektivishte”Krizave diplomatike” që i ka nxjerrë Rusia dhe Serbia bashkësisë ndërkombëtare respektivishtë SHBA-së dhe UE-së si dhe vetë Ballkanit.Siç dihet historikisht Ballkanit i është atribuar roli i “fuqisë së barutit “ në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bile ballkanizimi është futur si një shprehje në fjalorin e diplomacisë për të treguar një situatë vecanërisht të koklavitur e të “nxehtë”.Natyrisht tanimë nuk nuk mund të mohohet ekzistenca e elementeve eksplozive locale.Përqarjet dhe armiqësit ndërballkanike dihen nga të gjithë .Por është krejt e pathemeltë t’i njihet politikës ruse dhe serbe si dhe përkrahësve të politikës dhe diplomacisë së tyre funksioni i “paqëtuesit” apo i “zjarrëfikësit” në Ballkan.
Rusia në botë dhe ballkan ka qenë kryesisht një faktorë i pangopur , i cili përmes antagonizmave imanent të sistemit të saj komunsite e staliniste ka sjellë si kudo farën e luftës të grindjes e të përcarjes në botë dhe në këtë rajonë ende të trzuar dhe të parehatuar.Politika dhe diplomacia Ruse nuk ka qëndruar kurrë “përmbi” por” prapa” konfliketeve në Botë dhe Ballkan të cilat me interesat e saj kontradiktore i ka acaruar në kulm.
Ndërkaq në lidhje me çështjen e Kosovës është koha kur Rusia po e fsheh me zor lakminë e saj dhe të panjohurat e saj të letargjisë që i ka rënë privilegji i fuqisë në botë , dhe ajo tani dëshiron që kjo të thotë fjalën e saj në lidhje me këtë vendim duke u munduar të përfitoj në kohë dhe të arrij të dal me një qëndrim se kërkesat e saj janë krejt tjera dhe aspak afër realiteit dhe problemit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.Prandaj Kjo metafore lëvizjeve diplomatike ka të bëjë me eventualitetet fatkeqe që mund ta ndjekin problemin e shtyrjes për katër muaj të zgjidhjes së statusit të Kosovës , për shkak të “egoizmit të shenjtë” të politikës dhe diplomacisë Ruse, në këtë kontekst po vërehen disa probleme që ndoshta nuk i shkojnë për shtati as rajonit e as bashkësisë ndërkombëtare respektivishte UE –së , sepse kemi të bëjëm me disa “tabu të paprekshme” dhe kjo është një dimension i vështirë i diplomacisë dhe politikës në fillim të shekullit XXI.Kështu që këto tabu të paprekshme siç mund jenë lakmitë e mëdha do mund ta shëndrronin Ballkanin në një krizë të dimensioneve jo vetëm Ballkanike por edhe Europiane dhe do kështu Ballkani do mund të shëndrrohej në një detonator ballkanik dhe europian , prandaj çdo shtyerje rezulton në zjarrvënie Ballkanike dhe Europiane.Nga kjo do mund të “hynte në valle” edhe interesi i bashkimeve të kombeve me shtetet amë dhe Europën dhe Botën do mund ta kapte një “siklet i madhë” i Luftës së Tretë Botërore.
Kështu që kur kemi të bëjëm me lëvizje të ndryshme të kapacitetit të të mëdhenjëve rrethë ngritjes dhe rënjes së ambivalencës politike,diplomatike dhe ekonomike atëherë interesat e të vegjëlve mirren nëpër këmbë e coptohen përpara interesave të të mëdhenjëve.Mirëpo dihet nga të gjithë se diplomacia europiane për dallim nga jao amerikane kishte një merak të përmbahej , qetësia edhe paqja e përbashkët midis të fortëve të dheut kështu duke lënë vullnetet e popujve të vëgjël në episode të parëndësishme historike, dhe njëkohësisht duke lënë plagë të hapura të cilat shumë shpejt mund të zënë kore.Nga kjo mund të themi se shumë pjesë të mëdha të Ballkanit ende mund të notojnë nëpër kufij të lëvizshëm.
Dhe krejt në fund pas gjithë kësaj është një gjë shumë e rëndësishme për popujt e vegjël të cilat tanimë është edhe koha t’i realizojnë aspiratat e tyre historike dhe ta materializojnë vullnetin dhe idealin e tyre për të qenë të lirë dhe të pavaruar sit ë gjithë popujt e tjerë me traditë të demokracisë dhe kulturën e lirisë universale , dhe kjo ide vjen dhe buron nga vetë populli dhe sidomos nga tradita amerikane e kohës së presidentit Ëudro Uillson, Abraham Linklon dhe shumë të tjerë që vdiqën për të jetuar për lirinë e të tjerëve. Kështu që është e rëndësisë historike për Kosovën dhe politikën e saj dhe diplomacinë e re se , Kosova tani ka fituar një ekzistëncë ndërkombëtare dhe një miqësi të thellë dashurie me SHBA –t , që normalisht se po bëjnë që është e mundur që ky popull shumë i vuajtur të jetoj i pavarur dhe të ketë prespektivë drejt së ardhmes së botës demokratike e moderne dhe zhvillimeve pozitive që ndodhin në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›