Kthehet nga Anglia, kapet ne Rinas i shumekerkuari
Tirane-Sapo vjen nga Anglia, bie ne prangat e policise nje i shumekerkuar. Pas nje kontrolli rutine te pasaportave te udhetareve qe vinin nga Anglia, ne oret e para te mengjesit te djeshem, njeri prej tyre ka ngjallur dyshime tek policia. Strukturat e Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Rinas, pas verifikimeve kane konstatuar se pasaporta e personit qe kishin perballe, ishte e falsifikuar. Ne kete moment ai eshte vecuar dhe eshte marre ne pyetje nga specialistet e hetimit te krimit. Pas verifikimeve te hollesishme te te gjitha te dhenave, policia ka konstatuar se ky person ishte Ardian Vehbi Garubi, 37 vjec, i shumekerkuar prej vitesh nga drejtesia. Emri i tij, ndodhet ne listen e gjate te 200 shqiptareve me te kerkuar nga Interpoli. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ai po tentonte te hynte ne Shqiperi, me nje pasaporte te falsifikuar me gjeneralitetet e nje tjeter personi. Ardian Garubi, lindur ne Kosmac te komunes Bushat ne Shkoder dhe banues ne Tirane, ne prill te vitit 2000 eshte denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder me 20 vjet heqje lirie, me akuzen e vrasjes, perdorim ne menyre te paligjshme te armeve dhe eksplozivit gjate kryerjes se krimit. I shumekerkuari, me 28 korrik te vitit 1998 ne fshatin Barbullush te komunes Bushat, akuzohet se ka vrare Bahri Xhanin, banor i ketij fshati, ngjarje e ndodhur tek magazinat e plehrave kimike. Pas arrestimit, 37-vjecari iu dorezua per veprime te metejshme Drejtorise se Policise Shkoder, per t'u derguar ne vendin e vuajtjes se denimit.