E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Jeremiç: Në anën e Serbisë, shumë shtete

Beograd-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ka deklaruar se "Kur është fjala për Kosovën, në aspektin diplomatik situata është shumë më e mirë për ne sesa kushdo që ka pritur". I pyetur se çka po ndodh në lidhje me çështjen e legalitetit për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Jeremiç ka deklaruar për gazetën e Beogradit “Politika”, se për këtë çështje në anën e Serbisë do të jenë disa shtete me ndikim të madh në botë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është duke pranuar opinionet e shteteve të interesuara për këtë çështje deri më 17 prill. Ne i jemi përkushtuar shumë energjisë diplomatike me qëllim që të bindim sa më shumë shtete të cilat mendojnë si ne që t’i drejtohen edhe zyrtarisht GJND-së. Jam i bindur se për këtë rast në anën e Serbisë do të jenë një numë ri madh shtetesh me ndikim në botë”-deklaroi shefi i diplomacisë serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›