Leka i I: Dy veprat e mëdha të shqiptarëve
Prishtinë-Lartmadhëria e Tij Leka Zogu I, po vijon vizitën në Prishtinë, ku e ka vlerësuar Kosovën dhe Shqipërinë si dy gishtërinj të një dore. Mbreti i Shqiptarëve Leka i Parë ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO-s dhe pavarësia e Kosovës janë dy veprat më të mëdha. Në vizitën e tij të parë pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë, ai tha se integrimi në mes të këtyre dy shteteve do të bëhet me anë të interesit të tregtisë, si dhe në mes të lidhjeve shoqërore edhe vëllazërore që kemi.
Lartmadhëria e tij, Leka i Parë, ka shprehur besimin se edhe Kosova do të hyjë në NATO, e sipas tij edhe në Bashkimin Evropian dhe në këtë mënyrë Kosova dhe Shqipëria automatikisht janë të bashkuara. Ai ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Rugova dhe ka vizituar familjen e tij.
Ndërkohë ka bërë homazhe edhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe te varrezat e dëshmorëve në Glloaxhan. Të martën Kuvendi Komunal i Vitisë do ta shpallë qytetar nderi.