Kosova Jo dhunes qendroni te matur

Nga demonstrata e dhunshme e opozites
Prishtine 22 Janar 2011 8211 Spektri politik kosovar ka kerkuar maturi nga partite politike ne Tirane nderkohe qe ka shprehur keqardhjen per humbjen e jeteve ne demonstraten e zhvilluar te premten.
Qeveria e Kosoves ka thene se ajo qe me se shumti i duhet tash Shqiperise eshte stabiliteti politik dhe institucional.
Zevendeskryeministri ne doreheqje Hajredin Kuci njeheresh nenkryetar i Partise Demokratike te Kosoves shfaqi shpresen se nuk do te perseriten me veprimet qe pengojne ecjen e Shqiperise kah integrimet evropiane dhe qe demtojne imazhin e shqiptareve.
Qeveria i fton te gjitha forcat politike por edhe qytetaret e Shqiperise per nje gjakftohtesi per nje mendje racionale dhe per nje qendrim te zgjidhjes se problemeve ne kuader te kornizave demokratike dhe politike qe i ka Republika e Shqiperise tha Kuci.
Ne demonstraten e djeshme ne Tirane humben jeten 3 persona dhe u plagosen dhjetera te tjere. Pas ketij perfundimi tragjik Lidhja Demokratike e Kosoves konsideron se stabiliteti institucional eshte rrugezgjidhja e te gjitha problemeve ne Shqiperi.
Sekretari i pergjithshem Ismet Beqiri tha se problemet duhet te zgjidhen me dialog.
8230sepse padyshim qe menyra e tille e dhunshme nese mund te thuhet e demton imazhin e Shqiperise ne pergjithesi duke pasur parasysh edhe faktin se Shqiperia ka shenuar progres vecmas ne vitin qe lame pas tha Beqiri.
Levizja Vetevendosje ka kritikuar edhe institucionet edhe opoziten shqiptare ne lidhje me ngjarjen tragjike te se premtes. Glauk Konjufca nga kjo levizje tha se imazhi i Shqiperise u demtua shume.
Te gjitha ngjarjet kryesore politike qe kane ndodhur mes pozites dhe opozites atje e demtojne shume imazhin e Shqiperise duke filluar nga pamundesia e gjetjes se marreveshjes politike lidhur me zgjedhjet atje deri te videoja skandaloze e zevendeskryeministrit per te perfunduar me demonstraten theksoi Konjufca.
Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ahmet Isufi tha se ne keto rrethana sfiduese qe po kalon Shqiperia Aleanca ben thirrje qe te gjendet hapesire qe kjo situate te tejkalohet me maturi.
Ne kemi nevoje te kemi imazh te mire para botes si Shqiperia si Kosova si vendet ku jetojne shqiptaret dhe te mos tensionohet me tej situata. Ka ndodhur cka ka ndodhur dhe tani te ulen gjakrat dhe te shikohet ne menyre demokratike dhe me dialog te zgjidhen problemet ekzistuese u shpreh Isufi.
Ne anen tjeter Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re u shpreh se demonstratat e djeshme te opozites qe perfunduan me dhune dhe viktima nuk i bejne mire as Shqiperise e as shqiptareve ne pergjithesi.
Me se paku Shqiperise dhe shqiptareve ne kete kohe u eshte dashur nje demonstrate e tille e cila e demton rende jo vetem imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve por e demton edhe te ardhmen e tyre. Ne u bejme ftese edhe qytetareve edhe klases politike atje qe te gjejne rruge per ti zgjidhur problemet qe sot e mundojne qytetarin tha Makolli.
Spektri politik kosovar eshte rezervuar qe te fajesoje per dhunen qofte njeren apo palen tjeter. Por ajo qe ka kerkuar nga Tirana zyrtare eshte qe dhuna e se premtes te mos perseritet me si dhe problemet te tejkalohen permes rruges se dialogut. /rfe/
Lexoni gjithcka mbi ngjarjet e sotme
Ngjarjet hap pas hapi 1
Ngjarjet hap pas hapi 2
Tagsdemonstrata dhune Kosove maturi prishtine