E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre pejanë kapen me marihuanë në Serbi

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 17:46

Policia kriminalistike serbe ka arrestuar N. M., B. Lj. Dhe I. SH, që të tre nga Peja, te të cilët është gjetur sasia prej një kilogrami marihuanë.

Këta tre persona janë arrestuar në fshatin Vitkovac, në rrugën Kralevë-Kragujevc, me një veturë “Fijat doblo”, me targa të Beogradit.

Policia ka bastisur automjetin dhe ka gjetur dy paketa me gjithsej 965 gramë marihuanë, që ishte fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit. Sipas medieve serbe, këtyre tre personave u është caktuara masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse pas këtij afati ata do të paraqiten para gjykatësit hetues në Kralevë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›