E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Martyt të martën para eurodeputetëve

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 14:33

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë të martën rezolutën e bërë në bazë të raportit të Dick Martyt, për tregtinë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, raportojnë mediet serbe.

Në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare të KE-së, e cila fillon të hënën, më 24 janar në Strasburg, sipas medieve serbe, do të gjendet edhe një raport tjetër që ka të bëj me Kosovën dhe rajonin në tërësi, ndërsa së pari do të shqyrtohet raporti i Martyt, për të cilin do të votohet më 25 janar.

Beogradin në këtë mbledhje thuhet se do ta përfaqësojë delegacion i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së, në krye me Dragolub Miqunoviq, ndërsa detyra kryesore e tyre do të jetë zbutja e rezolutës nëpërmjet amendamenteve dhe që të bindë europarlamentarët që së më shumë sish të votojnë për rezolutën.

Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës.

Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se “qysh nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›