Kosovë, përkujtohet vrasja e Fehmi Aganit
Prishtinë-Në 10-vjetorin e vrasjes së atdhetarit dhe politikanit të mirënjohur, Fehmi Agani, nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, sot mbahet një akademi përkujtimore kushtuar kësaj figure të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë mbledhje përkujtimore, që do të mbahet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, do të flasë Presidenti Fatmir Sejdiu.
Fehmi Agani (1932-1999), i cili ka qenë një nga themeluesit e LDK së dhe për shumë vjet numri dy i kësaj partie, u ekzekutua nga forcat kriminale serbe më 6 maj të vitit 1999 dhe sot e kësaj dite nuk janë nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi dhe urdhërdhënësit e tyre. qik