E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik motorësh, 4 në pranga, mes tyre një polic

Pogradec, 18 Tetor, 10:25, NOA - Një polic i doganës së Qafë Thanës, ka rënë në pranga një sot, pasi ka lejuar tre qytetarë të huaj të kalojnë pa u regjistruar.

Drejtoria e Policisë së Korçës, ka bërë të ditur për NOA, se në bashkëpunim dhe me Seksionin e SHKB-së, kanë vënë në pranga, Bashkim Liçkollari, 42 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec, me detyrë punonjës policie, në Qafë Thanë, vëllezërit, Afrim dhe Bekim Halili, respektivisht 39 dhe 36 vjeç, me banim në Çeki, me shtetësi Kroate por të lindur në Maqedoni.

Gjithashtu në pranga është vënë dhe Danilo Radiceski, 40 vjeç, lindur e banues në Gostivar të Maqedonisë.

Prangosja e tyre është bërë pasi, në datën 17 tetor, 2008 tre shtetasit e huaj, kanë bër kallëzim të rremë përpara oficerit të policisë duke deklaruar se pasi kanë hyrë në territorin tonë, një person i paidentifikuar i ka kërcënuar dhe nën presionin e armës u janë marrë tre motorë.

Ata kishin hyrë në vendin tonë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, ku polici Liçkollari, i kishte kaluar pa i regjistruar. Menjëherë pas denoncimit policia ka filluar hetimet në lidhje me ngjarjen.

Por pas hetimeve të është dalë në përfundimin se, motorët nuk ishin marrë me kërcënimin e armës por, tre maqedonasit, kishin marrë përsipër që të sillnin në Shqipëri tre mjetet dhe ti linin tek Ardian Toska.

Ky i fundit është larguar nga shtëpia, ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim dhe është duke ndjekur që të prangoset.

Tre të ndalurit, sipas policisë, pas kthimit në Çeki do të merrnin si shpërblim një shumë prej 33 mijë euro të premtuara, për kalimin e motorëve.

Mbi të arrestuarit, sipas policisë akuzohen për veprën penale, të “kallëzimit të rremë”, “trafikim te mjeteve motorike, mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim” dhe atë të “shpërdorimit të detyrës” për policin.

a.f/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›