Ceka: I bashkohemi Ilir Metes per riformatimin e se majtes
Presidenti i Aleances Demokratike do te jete pjese e koalicionit te ri opozitar “E majta per integrim”. Madje, kreu aleancist, Ceka, e vleresoi si qendrim te drejte daljen e Levizjes Socialiste per Integrim nga koalicioni i vjeter opozitar. Madje, sipas tij, nje veprim i tille ishte pasoje e mungeses se transparences, mbi te cilen ka funksionuar deri me tani koalicioni opozitar. Gjate nje prononcimi per “KJ”, Ceka sqaroi se “eshte pikerisht reforma zgjedhore, ajo e cila coi LSI ne nje vendim te tille. Kater parti parlamentare paten deklaruar dhe paten mbeshtetur sistemin gjerman, por Partia Socialiste, me heshtjen e saj mbi kete qendrim, krijoi deshmime per nje marreveshje me PD per te kenaqur interesat e tyre, dhe duke ngushtuar hapesirat e partive te vogla”. Nderkaq, duke bere me dije lidhur me pozicionin e AD-se pas thirrjes se ardhur nga LSI per nje koalicion te ri te se majtes, Ceka deklaroi se “ne i bashkohemi thirrjes se LSI per nje riformatim te se majtes, i cili te funksionoje pikerisht mbi baze te transparences dhe jo te ndodhe ashtu sikurse ne koalicionin e vjeter. Njekohesisht, ky koalicion te njohe interesat reciproke”. Ndersa, lidhur me reformen zgjedhore, sipas tij, duhet nje bashkepunim me baze te gjere, qe te realizohet si duhet ky proces, dhe me pas i lihet elektoratit per te vendosur me vullnetin e tij se cila parti do te jete brenda parlamentit dhe cilat jashte tij, pas kesaj gare, dhe mbi baze te ketyre votave do te vendosen dhe aleancat e postelektorale. O.XH