E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova: Vitin e kaluar 41 nënave nuk u jetonte fëmija në bark

Sipas drejtorit të maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", Kosova, mungesa e edukatës shëndetësore ndikon negativisht te nënat


Mungesa e edukatës shëndetësore ka ndikuar negativisht për nënat shtatzëna. Në vitin 2009, plot 41 nënave u kanë vdekur foshnjat në bark, kurse 3 foshnja lindën dhe vdiqën në maternitet për shkaqe të ndryshme.


Këtë e pohoi drejtori i maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", Halim Kosova, dje në ceremoninë e përurimit të fillimit të aktivitetit të departamentit të Edukatës Shëndetësore për Nënën dhe Fëmijën në këtë maternitet, ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.


"Në vitin 2009, kanë ardhur 41 nëna, të cilave nuk u jetonte fëmija në barkun e vet, ndërsa 3 vdekje kanë ndodhur në institucion. Kjo është një shifër e konsiderueshme, çka përbën edhe një nga mangësitë në drejtim të edukatës shëndetësore, të rritjes së përkujdesit që dhe nëna duhet të bëjë për fëmijën", tha Kosova.


Ndërkohë, ai theksoi se edukata shëndetësore është një hallkë shumë e rëndësishme në punën e përditshme, sepse krahas edukimit të vazhdueshëm të personelit mjekësor, nëse ne nuk do të punojmë në këtë drejtim, nuk do të arrijmë ato rezultate të duhura. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të fillimit të aktivitetit të departamentit të Edukatës Shëndetësore ishte dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.


"Krahas elementëve të kurimit aq të domosdoshëm dhe aq jetikë për shëndetin e gruas, mosorientimi drejt politikave të parandalimit do të ishte gabim i madh", thekson ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, një mjekësi bashkëkohore punon fort për parandalimin, sepse shpëtimi i shumë jetëve të grave dhe garantimi i një shëndeti të mirë e të fortë të tyre është i rëndësishëm.


Ndërkohë, Kosova theksoi se edukata shëndetësore është një hallkë shumë e rëndësishme në punën e përditshme, sepse krahas edukimit të vazhdueshëm të personelit mjekësor, nëse ne nuk do të punojmë në këtë drejtim, nuk do të arrijmë ato rezultate të duhura.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›