Kosova behet 1 vjec

Prishtina eshte mbushur me flamujt kuqezi, flamujt e vendeve te ndryshme dhe me ate te Kosoves. Nje koncert i madh pritet te mbahet sot ne Prishtine.
Festime do te mbahen edhe ne qytete te tjera. Nderkohe, masat e sigurise jane shtuar pasi priten edhe tensione, sidomos ne pjesen veriore te Mitrovices.
Per kete arsye, dje ka pasur takime mes krereve te policise, KFOR-it dhe EULEX-it. Pjese e masave te sigurise eshte edhe nje kontigjent prej 600 trupash te KFOR-it, qe kane mberritur ne Kosove para dy ditesh.
Nderkohe, nje ceshtje te ciles do t’i kushtohet vemendje do te jete ajo e deputeteve serbe, te cilet kane vendosur qe te hyjne ne territorin e Kosoves, duke pretenduar se pavaresia nuk eshte shpallur dhe se Kosova eshte ende Serbi.
Ata do te kerkojne te sfidojne shtetin e ri dhe te lene ne hije festen e pavaresise. Mediat e huaja jane mbledhur ne Prishtine dhe vemendja do t’u kushtohet atyre.
Pyetja qe shtrohet eshte se, si eshte e mundur qe keta deputete te hyjne lirisht ne Kosove? EULEX dhe UNMIK thone se nuk eshte pergjegjesi e tyre te ndalojne deputetet serbe, nderkohe qe zedhenesi i qeverise kosovare deklaroi se ata jane shtetas te lire.